E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta sot në Shkup, takime me krerët e lartë të shtetit

Në qendër të bisedimeve mes dy delegacioneve pritet të trajtohen ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, zhvillimet më të fundit në rajon, si dhe çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian e euroatlantik.

Krahas bisedimeve zyrtare, z. Meta do të zhvillojë takime të veçanta me autoritetet më të larta të Maqedonisë, respektivisht Presidentin e Republikës, Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin, me liderin e LSDM-së dhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni, si dhe do të zhvillojë një vizitë në Qendrën Rajonale të MARRI-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›