Greqia kampione në shkeljen e rregullave të BE-së
Së fundi, Greqia është gjobitur me 2 miliardë euro. Gjatë këtyre viteve, ajo dha shëmbullin më të keq si asnjëhere tjetër duke mos u shkëputur dot akoma nga mentaliteti mesjetar, duke ndjekur parimin se çdo që ndodh në këtë vend, fajin gjithmonë e kanë të tjerët.
Edhe pse ishte i vetmi vend Ballkanik në komunitetin e BE-së, dhe që kishte të gjitha mundësitë, për të luatur një rol kryesor në këtë gadishull, ajo dështoi. Greqia gjithmonë renditet e para për shëmbujt më negativë, duke filluar nga mashtrimi, mos bindja e direktivave, shkelje të ligjit të Komunitetit të BE- së etj.
Presidenti Barroso: 2 miliardë euro gjobë Greqisë
Kjo mandatë ka ardhur nga Presidenti i Komisionit Europian z. Jose Manuel Barroso, si rezultat i një pyetje të bërë nga deputeti grek i PE dhe i partisë Demokracia e Re, z. Ioannis Tsoukalas. Sipas Presidentit Barroso, Gjykata Europiane e Drejtësisë ka dhënë vendime për më shumë se 200 ankesa kundër Greqisë, në të cilën 28 janë në pritje.
Numri i vendimeve të lëshuara kundra Greqisë pas bashkimit në BE, është 183, por më pas Greqia është bindur në përputhje me vendimet e gjykatës duke bërë që të ketë marrë vetëm 110 vendime të gjykatës nga 183 procese.
Kampione në shkelje të ligjeve të BE-së
Sipas medias greke, këto vendime kanë qenë kryesisht për mjedisin në tregun e brendshëm, që i përkasin 30 raste dhe 15 raste për sektorin e bujqësisë, shëndetësisë e tatimeve. Vendimet nga Gjykata Europiane të Drejtësisë theksojnë se për 2005, Greqia renditej në vend të parë për shkelje të ligjit të komunitetit të BE-së, duke mos u bindur 20 rasteve të urdhëresave dhe direktivave të Komunitetit.
Statistikat në shkelje të ligjeve të Komunitetit
Greqia 20
Luksemburgu, 16
Franca 13
Gjermania 12
Italia 11
Për vitin 2008, në shkelje të ligjit në këtë komunitet, Greqia mban përgjegjësi më 9% të mumrit të përgjithshëm, ndërsa u rendit e dyta me 19 vendime, ndërsa në vend të parë u rendit Spanja me 21 marrje vendime gjyqësore...
Pagesa 31,536 € në ditë
Informatat e dhëna nga Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso për vendet e BE-së, bën fjalë për tetë raste mosrespektimin e përgjithshëm të vendimeve të Gjykatës, nga këto katër raste të dënimeve i përkasin Greqisë, me gjoba total prej më shumë se 19 milionë euro .
3 milionë euro gjobë vetëm për një rast
Përveç kësaj, pagesa në pritje të dënimit për bindje në rastin e makinave lojrave të fatit (Rasti C-109/08). Ku për këtë rast është dhënë një dënim i vetëm në Greqi, me një shumë prej 3.000.000 euro, ndërsa eshte e detyruar të paguajë një gjobë prej 31.536 eurosh për çdo ditë për mosrespektim të vendimit! /Shpetim Zinxhiria/Athinë/