E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në Mynih: 2014 viti vendimtar i integrimit

Nga Mynihu ku po mbahet konferenca për sigurinë, Basha citon fjalën e ministrit të jashtëm cek Shvarcenberg, i cili ka theksuar se do të ishte e drejtë qe 100 vjet pas fillimit të luftës I Botërore ,pra me 2014 të mbyllej procesi i integrimit të Ballkanit perëndimor. 

MYNIH-Ministri i jashtëm Lulzim Basha shprehet optimist për integrimin europian të vendit.
Nga Mynihu ku po mbahet konferenca për sigurinë, diplomati shqiptar citon fjalën e ministrit të jashtëm cek Karel Shvarcenberg, vend i cili këtë vit mban presidencën e radhës së BE.
Sipas Shvarcenberg do të ishte e drejtë qe 100 vjet pas fillimit të luftës së parë Botërore , pra me 2014 të përmbyllej procesi i integrimit europian të vendeve të Ballkanit perëndimor.
Ministri Basha ka bërë të ditur se gjatë konferencës së Munihut cështja thelbësore e diskutimeve ka qenë intergimi i Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian dhe Kosova.
Në lidhje me fjalën e ministrit cek për përmbylljen e këtij procesi, Basha ka theksuar se nëpërmjet metaforës së luftës së parë botërore, Cekia ka kërkuar të bëjë të ditur datën precize të përfundimit të integrimit të ballkanit perëndimor, e cila do të përkojë me 100 vjetorin e fillimit të luftës së parë botërore.
Ndërkohë, ministri Basha ka bërë të ditur se gjatë të tij bilaterale në Munih, ka vërtetuar edhe më tej bindjen se viti 2009 do të jetë viti vendimtar për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Ndërkaq, pritet nesër ratifikimi i protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga ana e shtetit Slloven. Lajmi u konfirmua nga
Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Samuel Žbogar, i cili siguroi kryediplomatin shqiptar Lulzim Basha se Parlamenti slloven do të shqyrtojë Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, të hënën, më datë 9 shkurt.

Gjatë konferencës së Mynihut, ministri Basha pati rastin të takojë zv/presidentin e SHBA, Joe Biden, të cilin e falënderoi për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite dhe i shprehu atij vullnetin e palëkundur për të thelluar dhe më tej bashkëpunimin e ngushtë që qëndron në themel të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.
(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›