Meta takim me delegacionin amerikan
Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta priti sot delegacionin amerikan të Biznesit për Çështje të Sigurisë Kombëtare. Gjatë takimit të kryesuar nga Gjenerali Çarls Boyd, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me rolin e Shqipërisë për sigurinë rajonale, kontributin e saj në Afganistan, integrimin e plotë të Shqipërisë në BE dhe rreth perspektivave që lidhen me rolin e investitorëve amerikanë në Shqipëri. Meta vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe me qeverinë amerikane si dhe shprehu bindjen se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO e ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj strategjik dhe rolin që ajo luan për sigurinë rajonale dhe globale.