E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat për vrasësin e banakieres në Vlorë

Në Gjykatën e Vlorës është zhvilluar seanca e parë gjyqësore ndaj Zhezai Zhabaj i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçares Stoli Sheraj ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Zhezai Zhabaj ka pranuar autorësinë e krimit, dhe ka deklaruar se ka kryer vrasjen pas keqtrajtimit që 50-vjeçarja i bënte mbesës së tij prej dy vjetësh. Në përfundim të seancës ndaj Zhabaj është marrë masa e arresitit “burg pa afat”. Autori i ngjarjes, pas krimit nën kërcënimn e armës mori peng një person për t’u larguar nga Vlora. Policia mundi ta arrestojë vetëm një ditë më vonë në Tepelenë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›