Meta takime me personalitete politike ndërkombëtare në Berlin
BERLIN- Ilir Meta zhvilloi një sërë takimesh me politikanë të ndryshëm gjatë qendrimit në Berlin, gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën ekonomike.
Meta u takua me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian z. Antonio Tajani, me te cilin ndanë mendimin se avancimi i reformave në Shqipëri është garancia e të ardhmes së sigurt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Me tej, ai u takua me Zv. Kryetarin e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestag, Christian Ruck, i cili vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit. Z. Ruck shprehu mbështetjen e Gjermanisë jo vetëm për statusin e kandidatit dhe integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe për programet e ndryshme në kuadër të bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve.
Kreu i LSI zhvilloi gjithashtu një takim me Ministrin e Jashtëm të Guinesë Ekuatoriale z. Micha Ondo Bile, të cilit i kërkoi përshpejtimin e procedurave për njohjen e Kosovës, si një hap konkret në marrëdhëniet mes dy vendeve.
(ma.ar/BalkanWeb)