E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Kosovarët zemra e Serbisë, do luftojmë me paqe për Kosovën

BEOGRAD- Kandidati për president i Republikës së Serbisë, Boris Tadic, deklaroi sot se kosovarët janë zemra e Serbisë ndaj do të luftojë në rrugë paqësore për Kosovën. Këto deklarata Tadic i bëri gjatë fushatës së tij në Sabac, raporton B92. 

“Secili qytetar është zemra e Serbisë, sepse siguron të ardhmen e vendit. Nuk lejoj të na shkelin në Kosovë, të cënohet integriteti ynë në Kosovë, por nuk dëshiroj luftë. Duam që me rrugë paqësore të luftojmë për Kosovën”,- ka thënë Tadic, 

Kandidati për president i Serbisë, njëkohësisht ish-president ka theksuar se nuk e përkrah idenë e ndarjes së Kosovës, nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, por sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje, e cila nuk do të jetë e lehtë. 

“Duke mbrojtur Kosovën ne mbrojmë integritetin e vendit tonë. Ndaj nuk do të ndalemi të mbrojmë interesat tona nacionale, ndryshe do të vinim në pikëpyetje integritetin, dhe gjithçka tjetër, siç janë investimet dhe e ardhmja”,- ka thënë ndër të tjera Tadic.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›