E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative, miratohet me konsensus pr/ligji në Komisionin e Ligjeve

TIRANE-Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në tërësi me konsensus të palëve projekt/ligjin për Gjykatën Administrative. Tani pritet që pr/ligji të kalojë për votim në Kuvend.
Kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmajli vlerësoi punën e relatorit për këtë ligj, Armando Subashi.

Të dyja palët kanë rënë dakord gjithashtu që në shkallë vendi të jenë 6 gjykata rrethi administrative, duke marrë si formë organizimi atë të gjykatave të apelit.

Sipas ligjit të miratuar veprimtaria e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë do të zhvillohet në selinë e saj ndërsa gjykata mund ta zhvillojë një pjesë të veprimtarisë edhe jashtë selisë së saj, nëse kjo vlerësohet e nevojshme, lehtëson eksesin për cilëndo palë, kursen kohë ose shpenzime procedurale.
Gjithashtu Gjykatat administrative të shkallës së parë organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit të zakonshëm në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Sipas ligjit të miratuar Gjykatat administrative të apelit organizohen së paku në Tiranë.

Ligji pritet të kalojë në votim në seancën plenare të javës që vjen ndërsa me miratimin e tij do kërkohet edhe ngritja e strukturave të kësaj gjykate.
Gjykata Administrative pritet të çlirojë një herë e përgjithmonë biznesin dhe qytetarët nga procedurat e tejzgjatura për zgjidhjen në marrëdhënien me shtetin.

Relatori i ceshtjes Armando Subashi shprehu sot besimin se parlamenti do ta miratoje projekt/ligjin per vete faktin se dhe ne komisione u miratuan te gjitha nenet me konsensus.

Subashi theksoi se pr/ligji që u miratua sot nga Komisioni i Ligjeve sjell përmirësime të ndjeshme nga pr/ligji i kaluar.
“Ne kemi bërë gjënë më të mirë të mundshme së bashku me kolegët e tjerë, me të cilët kemi gjetur përkushtim, kanë qenë të gatshëm që të përmirësohet sa më shumë drafti paraprak për të cilin nisëm punën 1 muaj e gjysëm më parë. Ne kemi bërë gjënë më të mrië të mundshme në funksion të gjykatës administrative”.

Përfaqësuesi nga PS, Subashi theksoi se "me këtë pr/ligj në gjykata administrative do të caktohen vetëm gjyqtarë të specializuar në këtë fushë dhe gjithë mandatin e tyre duhet të merren vetëm me cështje administrative dhe të marrin fund praktikat e deritanishme”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›