E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka II Roli yne eshte jashte politikes partiake

Trashegimtari i Fronit Mbreteror shqiptar Princ Leka II tha se Familja Mbreterore eshte duke gjetur role te ndryshme jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove ne Maqedoni ne ameri dhe ne Mal te Zi.

Ne nje interviste qe dha sot ne studiot e Zerit te Amerikes ne Uashington Naltesia e Tij Leka II tha se Familja Mbreterore do te jete shume aktive ne ceshtjet sociale dhe do te kete nje fokusim te ceshtja kombetare.

Patjeter tha Princ Leka qe roli yne eshte jashte politikes partiake por duke u angazhuar ne menyre intensive per ceshtjen kombetare. Kjo eshte njera nga aresyet pse kam ardhur ne Shtetet e Bashkuara pra qe te jemi te angazhuar me diasporen dhe qe ne diaspore te mos kete interpretime te paqarta por do te fokusojme energjine tone per vendin tone.

Leka II vjen per here te pare ne Shtetet e Bashkuara dhe gjate kesaj vizite ai do te marre pjese ne festimet me rastin e 100-vjetorit te Vatres ne Nju Jork si dhe ne takime me komunitetin e shqiptareve te Amerikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›