E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Gjon Pali II do të shpallet shenjt, Vatikani firmos kanonizimin

papa-aVatikan- Vatikani thotë se Papa Gjon Pali II do të bëhet një shenjtor. Papa Françesko ka autorizuar një mrekulli të dytë që atribuohet ish-papës, duke hapur rrugën për kanonizimin e tij, i cili pritet të realizohet më vonë këtë vit.

Papa polak e udhëhoqi Kishën Katolike Romake nga viti 1978 deri në vdekjen e tij në vitin 2005.

Papa Françesko miratoi edhe shenjtërimin e Papa Gjon XXIII (1958-1963), edhe pse nuk ka mrekulli të dytë që i atribuohet ndërmjetësimit të tij.

Një datë e saktë për kanonizimet do të caktohet nga një takim i kardinalëve, tha Vatikani, i cituar nga BBC-ja.

Kanonizimi është hapi përfundimtar në shpalljen e një personi të vdekur një shenjt dhe kërkon atribuimin e një mrekullie të mëtejshëm të ndërmjetësimit të kandidatit, pasi ata janë umturuar.

Një “shërim i pashpjegueshëm”, pikërisht në ditën e lumnimit të Gjon Pali II ka qenë vlerësuar si një mrekulli nga Vatikani.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›