Rama-Kukan: Nuk kemi garanci per standardet e zgjedhjeve te ardhshme
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate nje takimi dje ne mbremje me delegacionin e Parlamentit Evropian te kryesuar nga Presidenti i Komisionit per Ballkanin, Eduard Kukan, i shprehu keqardhjen per mosarritjen e kompromisit ne Parlament dhe per vijimin e krizes ne Shqiperi. "Pas hyrjes se opozites ne parlament shpresa per gjetjen e nje zgjidhje u shtua, nderkohe qe sot me keqardhje veme re se zgjidhja e shumepritur ende nuk eshte gjetur", u shpreh Kukan. Nderkohe qe kreu socialist, Edi Rama, shprehu shqetesimin e tij per zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi. Rama shprehu keqardhjen per sjelljen e mazhorances ne seances plenare te javes se fundit, ku sipas tij, kerkeses se opozites per transparence dhe hetim te plote e te detajuar te zgjedhjeve, pushteti iu pergjigj me forcen e kartoneve, duke tjetersuar dhe shnderruar nismen e opozites per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar ne nje farse qe nuk mund te siguroje as transparence te zgjedhjeve te fundit dhe as garanci per standardet e zgjedhjeve te ardhshme. Nderkohe qe kreu socialist, nuk harroi ti kerkoje perfaqesuesve te Parlamentit Evropian edhe mbeshtetjen per procesin e liberalizimit te vizave dhe integrimit evropian te Shqiperise, te cilin kreu socialist e cilesoi si endrren evropiane te shqiptareve.