Meta takon Bill Clinton: Shqipëria, forcë konstruktive në Ballkan
Kreu i LSI-së Ilir Meta, sipas një deklarata të kësaj partie, në kuadër të pjesmarrjes së tij në në Konferencën mbi Demokracinë dhe Fuqinë Ekonomike në Vienë CGDC, ka realizuar një takim me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
“Gjatë takimit, duke vlerësuar marëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA, të dy bashkëbiseduesit kanë ndarë mendimin se përpjekjet e përbashkëta kanë sjellë stabilitet në rajon, ndërsa kanë shtruar domosdoshmërinë e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit në Bashkimin Europian.
Ndërkaq Meta ka vlerësuar dhe rolin e Clinton, duke sjellë në vëmendje ndërhyrjen në Kosovë, ku i ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e shqiptarëve ndaj figurës së tij.
Nga ana e tij ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton ka vleresuar zhvillimet pozitive në Shqipëri, ndërsa ka theksuar se Shqipëria mbetet forcë konstruktive në rajonin e Ballkanit“, thuhet në njoftim të LSI-së.