Oketa: Do ketë surpriza, me ne gati të bashkohen dhe deputetë e përfaqësues vendorë të tjerë
Ne 30 prill, u krijua partia me e re në politiken shqiptare, force qe duket se pas korrikut, do të drejtohet nga presidenti Bamir Topi. Në fazën e përfundimit të mbledhjes së firmave për zyrtarizimin ne gjykate dhe të shtimit te anëtarësisë, Fryma e Re Demokratike, drejtohet aktualisht nga grupi nismëtar, drejtuesi i së cilës ndan për Vizion Plus ambiciet, duke nisur me çështjen e nxehtë të zgjedhjes se presidentit. Gazmend Oketa, thotë se FRD mbështet zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe se procesi do të ishte i mangët nëse nuk do ti paraprinte një marrëveshje me palëve. Oketa , aktualisht dhe deputet i larguar nga PD-ja prej disa muajsh, thotë se forca politike që ai përfaqëson,do sjellë mënyrën ndryshe të të berit politike. Duket se këtë parim, sipas Oketës, e ndajnë dhe deputete të tjerë apo përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët do të jenë surprizë për tju bashkuar FRD-së. Oketa shton se FRD nuk përjashton mundësinë e koalicioneve në garimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kuvendi zgjedhor i kësaj partie pritet te mbahet ne vjeshte, atëherë kur mund te drejtohet edhe nga kryetari i ardhshëm Bamir Topi, i cili pas mbarimit te mandatit ne krye te shtetit pritet ti përkushtohet partisë.