Meta takon Chountis Te hiqet pa vonesa imuniteti
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka pritur në një takim të veçantë Raporterin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, eurodeputetin Nikolaos Kountis. Zoti Meta theksoi se të gjitha forcat politike në vend kanë përgjegjësi të madhe për të siguruar një klimë më pozitive politike në vend dhe se konfliktet e vazhdueshme artificiale që krijohen, nuk duhet të bëhen më pengesë për performancën dhe punën e administratës shtetërore në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda këtij viti. Në këtë drejtim, z. Meta theksoi edhe një herë, qëndrimin e LSI për heqjen pa vonesa të imunitetit te zyrtarëve të lartë, përmes procedurave parlamentare.
Nga ana e tij euroeputeti Kountis shprehu mbështetjen e Parlamentit Evropian për integrimin evropian të Shqipërisë, dhe në veçanti për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këtë kuadër, ai theksoi se pavarësisht se vendimi nuk i takon Parlamentit Evropian, opinioni i këtij institucioni ka peshë të madhe në strukturat e BE-së në Bruksel.