E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti Shqiperia perkrah vendet e Ballkanit drejt integrimit

Shqipëria përkrah të gjitha vendet e tjera të Ballkanit në rrugën e tyre drejt integrimit europian.
Kështu është shprehur ministri i jashtëm Edmond Panariti në fjalën hapëse të konferencës me temë Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Evropën Juglindore, zgjerimi i BE-së dhe sfidat transatlantike.

“Shqipëria gjithashtu përkrah të gjitha vendet e tjera të Ballkanit ne rrugën e tyre drejtë integrimit në BE. Përparimi i Kosovës në këtë rrugë është mbreslënës. Vendimi i fundit i grupit mbikëqyrës ndërkombëtar për të ndërprerë mbikëqyrjen e Kosovës, është Ii mirpritur dhe është një provë e qartë e aftësisë së Kosovës për të vazhduar e vetme në rrugën e demokracisë. Ne përkrahim fuqimisht premtimin e Kryeministrit Thaçi, që qeveria e tij do të finalizojë një projekt gjithpërfshirës për integrimin e serbëve si qytetarë të Kosovës”- u shpreh shefi i diplomacisë shqiptare.

Sipas ministrit Panariti veprimi i fundit i grupit të Mbikëqyrjes Ndërkombëtare për ndërprerjen e mbikëqyrjes në Kosovë, është i mirëpritur dhe është provë e qartë e aftësise së kosovës për të vazhduar e vetme në rrugën e demokracisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›