E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta të rinjve në Lezhë: Bashkë për integrimin

Fill pas deklaratës për mediat kreu i LSI i është bashkuar Konventes së LRI të mbajtur në qytetin e Lezhës, ku duke iu referuar “Besëlidhjes së Lezhës” Meta ka ftuar të gjithë të rinjtë të bashkohen për integrimin.
 

Meta ka folur dhe në lidhje me statusin kandidat, ku u ka bërë thirrje partive të vendosin interesat kombëtare, mbi ato partiake kur bëhet fjalë për cështje kombëtare. Në bindjen e tij marrja e statusit është pranë, por ka shtruar nevojën për më tepër vullnet politik.
 

Kreu i LSI-së e ka vlerësuar LRI si pjesë e rëndësishme e ndryshimit dhe progresit dhe këtë ai e ka lidhur me kuotimin 30% të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›