E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta uron qeverinë e re të Italisë: Forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka uruar suksese qeverisë së re të Italisë, Georgia Meloni. Në një postim në Facebook Meta shkruan se jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë.

“Italia foli qartë! Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi.

Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë”, shkruan Meta.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni fitoi shumicën e votave në zgjedhjet italiane të dielën, tregojnë parashikimet e para, duke u treguar populistëve të saj euroskeptikë, se është në rrugën e duhur për të marrë pushtetin në zemër të Evropës. Kampi i djathtë në zgjedhjet parlamentare në Itali, arriti shumicën për krijimin e qeverisë. Giorgia Meloni, nga partia radikale, Fratelli d’Italia mund të zgjidhet kryeministrja e parë femër e Italisë. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›