Meta publikon fjalimin e Ronald Regan: Tregon rrugëzgjidhjen për situatën e rëndë ku ndodhet Shqipëria

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të fjalimit të Presidentit amerikan Ronald Regan ku sipas Metës tregon rrugëzgjidhjen për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.
Sipas Metës është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum.
“”We the People”, fjalimi i jashtëzakonshëm i Presidentit Ronald Regan tregon shumë qartë rrugëzgjidhjen edhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot vendi ynë. Është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum. Është populli ai që i tregon i Qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe çfarë i lejohet të bëjë dhe se asnjë Qeveri arrogante, e korruptuar dhe e papërgjegjshme nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies”, shkruan Meta.
/rtsh.al/