Meta vizitë në Gjakovë, takim me kreun e komunës e biznesmenë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Komunën e Gjakovës. Gjatë vizitës ai do të takohet me kryetarin e Komunës, Pal Lekaj dhe biznesmenë vendas të cilët kanë kontribuar me ndihmat e tyre për zonat e përmbytura në Shkodër.
Komuna e Gjakovës është treguar e gatshme për të ndihmuar zonën e Shkodrës gjatë përmbytjeve dhe ka qenë ndër të parat që ka ofruar ndihma në përballimin e një situate emergjente, ndaj mendohet se temë e bisedës mes Metës dhe kreut të komunës së Gjakovës do të jetë situata më e re në këtë zonë.
Ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Shoqatës së Agrobiznesit të Shqipërisë, Enver Ferizaj, kryetari i Komunës së Gjakovës i kishte bërë ftesë Metës që të vizitojë Gjakovën