Meta zgjedh: Qeveri me Berishen. Me Ramen prodhoj krize
Kryetari i LSI, partise që paraprakisht ka fituar 4 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare u shpreh se nuk është i lumtur për këtë vendim, porse i qëndron fort vendimit për disa arsye
TIRANE-Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.
“Pasi jam konsultuar me aktorët e rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit, me përgjegjësi historike dhe kombëtare pranoj ftesën e kryetarit të qeverisë për të realizuar negociatat paraprake për të realizuar programin e integrimit europian”, u shpreh Meta nga selia e LSI sot rreth orës 14:00.
Kryetari i LSI, partise që paraprakisht ka fituar 4 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare u shpreh se nuk është i lumtur për këtë vendim, porse i qëndron fort vendimit për disa arsye.
“Unë nuk jam shumë i lumtur për këtë deklaratë e këtë qëndrim...Por më thoni ju a mund të qëndroja në opozitë LSI e vetme përballë një maxhorance të madhe PS-PD, ndaj një maxhorance të madhe Berisha-Rama? Hezitoj ta fus vendin më tej në krizë, por kontribuoj për vendin tim për zhvillimin e tij. Është një zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën”.
Meta sqaroi edhe pse bashkimi PS-LSI ishte e pamundur në kushtet aktuale. Sipas tij marrëveshja me PD do ti shërbeje mirëqënies së vendit.
“Më thoni mua, a nuk ju kujtohet cfarë përpjekjesh kam bërë për të parandaluar këtë që ndodhi, c’mund të bëj me rezultatet paraprake, të konsultoj ta fus vendin në krizë dhe mos qeverisje apo të kontribuoj për tu bërë një faktor stabiliteti e garantues për një qeveri që do t’i shërbeje interesave të gjera”.
“Jam shumë i vendosur në këtë vendim që i intereson vendit dhe qeverisë. Nuk ka rrugë tjetër, do isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja M-Rama do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë”.
Sipas liderit të LSI, ai sot vetëm pranoi zyrtarisht ftesën, por jo të përcaktojë kushtet se cfare pozicioni do gëzojë në qeverinë e re.
“Nuk jamë këtu për të paraqitur kushtet, cdo gjë do vendoset në vijim. Zoti Berisha bën mirë tu përmbahet atyre angazhimeve që tha sot, integrimit europian të Shqipërisë”.
Meta theksoi se ai dhe lSi do të mbeten të majtë.
(d.b/BalkanWeb)