E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takim me zv/ambasadorin e OSBE-së Fin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një takimi me zv/ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Aleksandër Fin, u shpreh se nuk ka Kushtetutë në vende të lira që mandatet t'i mbajë mbi krimin, apo të veshë krimet me imunitet. Zyra e shtypit e Kuvendit bërin të ditur se Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti sot në një takim të kërkuar prej saj, zëvendësambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Aleksandër Fin, pasi ambasadori Bosch ishte larguar një ditë më parë nga Shqipëria. Dje, tha Kryeparlamentarja Topalli, "parlamenti votoi ligjin mbi pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Personalisht, e konsideroj këtë një arritje dhe një borxh, ndonëse pak të vonuar, ndaj vuajtjeve dhe kalvarit çnjerëzor që populli shqiptar kaloi për gjysëm shekulli".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›