Lajcak: Integrimi në BE varet nga Shqipëria
Bratislavë- Numri dy i qeverise, njehersh Ministri i Jashtëm i porsaemëruar i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, duke pergezuar per dnryshimet pozitive qe kane ndodhur ne vendin tone ka deklaruar se gjithcka lidhur me integrimin e vendit ne BE varet nga vete Shqiperia.
Deklarata eshte bere gjate takimit qe ai pati me homologun shqiptar, Edmond Haxhinasto, me te cilin u takua gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar për Sigurinë Globale Globsec 2012 në Bratislavë.
Në takim u diskutua mbi zhvillimet në Shqipëri me theks të veçantë procesi i integrimit në BE, zhvillimet rajonale, si dhe aspekte të bashkëpunimit dypalësh.
“Vërtet në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime pozitive, për të çuar në një lajm pozitiv drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, por çdo gjë varet nga Shqipëria”- tha ai.
Ministri Haxhinasto theksoi progresin e bërë në Shqipëri në drejtim të reformave, si dhe të situatës politike, duke nënvizuar se këto zhvillime pozitive duhet të kenë vlerësimin e Brukselit dhe vendeve anëtare të BE-së, për dhënien e statusit të vendit kandidat.
Kjo jo vetëm që do të jetë e merituar për shqiptarët, por do të fuqizojë më tej edhe rolin dhe inkurajimin për reforma të reja në Shqipëri.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon dhe Kosovë. Lidhur me zhvillimet në veri të Mitrovicës, në takim u nënvizua se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të flasë me një gjuhë dhe të japë mesazhe të përbashkëta dhe të qarta.