Gjinushi: Rama i shërben Saliut, smbron dot votat

Skënder Gjinushi
Kreu i PSD akuzon lidershipin e PS-së për dështim të opozitës.
Kreu i PS: Keqardhje për Gjinushin, sjemi parti e vogël.
Aleati kryesor i Partisë Socialiste, socialdemokrati Gjinushi, e akuzoi opozitën parlamentare se po toleron shkeljet e ligjit të maxhorancës. Në një dalje për mediat nga selia e PSD-së, Gjinushi bëri fajtore PS për votimin e fundit në Kuvend për anëtarin e KLD-së, ndërsa e quajti gabim vazhdimin e bashkëpunimit me maxhorancën. Ne jemi një opozicion ndaj kësaj opozite parlamentare për qëndrimet që ajo mban dhe rolin që ajo ka. Graviteti i krizës nuk është thjesht i Berishës, që është shkaktari, por janë dhe të opozitës parlamentare që e tolerojnë këtë situatë dhe nuk thonë të vërtetën. Rikthimi i opozitës pa rikthimin e votës së fshehtë është gabimi më i rëndë politik i PS. Një opozitë që nuk mbron dot votën e saj në sallën Kuvendit, nuk mund të mbrojë votën e qytetarëve në zgjedhjet e përgjithshme apo vendore. Partia Socialiste me Partinë Demokratike po bëjnë pseudoreforma, si ajo zgjedhore, ashtu dhe ajo parlamentare, u shpreh Gjinushi. Sipas tij, PS nuk duhet të tregojë për reforma me PD, pasi në fund e pësojnë si Kastriot Islami. Nëse ka optimistë që thonë ky që vjedh votën në mes të Kuvendit, nuk do të vjedhë votën në zgjedhjet e ardhshme, sepse do të bëjmë reformë, optimizmi është për tu përshëndetur, por nuk ka mirëkuptimin tonë. Dhe po të vazhdojë përsëri dhe të na flasë për 2013-n, sigurisht që kjo është vetëm në shërbim të Sali Berishës dhe do bëhen të gjithë Kaça në PS, u shpreh Gjinushi. Me një gjuhë të ashpër ndaj PS dhe bashkëpunimit të saj me Partinë demokratike, Gjinushi tha se është Partia Demokratike dhe kryetari i saj që po dikton çdo lëvizje të PS. Kursi i ri është i dështuar dhe i shërben vetëm qeverisë dhe jo vendit. Unë them se në Shqipëri është ligjëruar korrupsioni. Zhvillimet e djeshme politike treguan dhe njëherë se Kuvendi nuk ekziston më si një institucion demokratik në Shqipëri, se Presidenti i Republikës është i zhveshur nga kompetencat e tij kushtetuese dhe se Gjykata Kushtetuese bën vetëgjyqësi me vetë Kushtetutën apo me vendimet e tjera të mëparshme dhe se fatkeqësisht opozita parlamentare është inekzistente. Pas Gërdecit, 21 janarit, ky nuk është faji i Sali Berishës, por është faji opozitës parlamentare e drejtuar në mënyrë të gabuar. Lidershipi i PS-së dhe disa të prenotuar të Saliut në PS e kanë kthyer opozitën në një grup me pa të drejta, të dhunuar dhe poshtëruar, tha Gjinushi.
Rama
I menjëhershëm ishte reagimi i kreut socialist, Edi Rama, ndaj deklaratave të aleatit të tij. Në profilin e tij në Twitter, Rama u përgjigj se PS smund të sillet si parti e vogël. Keqardhje për prononcimin e mikut Gjinushi. Aleati ynë gabon që akuzon PS-në për fajet e Saliut e që kërkon nga PS të reagojë si parti e vogël. PS kërkon njëzëri me aleatët ndryshim në sistemin zgjedhor. Po kjo sbëhet dot as pa konsensusin e palës tjetër, as duke akuzuar kot PS-në!, u shpreh Rama në profilin e tij në Twitter. Kreu i PSD-së, në reagimin e tij të djeshëm, tha se Partia Socialiste ka dështuar edhe me kursin e ri politik. Ne si PSD vlerësojmë se kursi i ri i opozitës, një kurs i imponuar, është i dështuar dhe nuk i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve, por i shërben qeverisë dhe qeveritarëve, tha Gjinushi. Sipas tij, nuk duhet pritur viti 2013, por kjo shumicë duhet larguar sa më parë. Gjinushi theksoi se lideri i PS-së po bën gabimet e vitit 2009, çka do ti sjellë së majtës mbetjen në opozitë. E majta ndodhet në opozitë jo për faj të mungesës së votave, por për gabimet e lidershipit të PS-së dhe veçanërisht në mentalitetin që ka për aleatët. Dua të lëshoj paralajmërimin që po të vazhdojë në këtë rrugë, atëherë përsëri do të kemi rezultate si të 2009-s apo të 2005-s. Kështu që ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme jo thjesht për mbijetesën e partive tona, por për të evituar një humbje për shkak të gabimeve të megalomanisë apo të miopisë së lidershipit të PS-së, tha Gjinushi.
Ftesa
Kryesocialisti Rama të martën adresoi një ftesë ndaj aleatëve të tij për të diskutuar rreth reformës zgjedhore në një takim të hapur me publikun. Këtë ftesë Rama e bëri para deputetëve socialistë dhe mediave në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist. Ftesa erdhi pas deklaratës së katër aleatëve të tij se do të shkëputen nga koalicioni me PS për shkak të sistemit zgjedhor. Rama foli për një takim në sy të publikut, ku palët të shfaqin idetë dhe mendimet e tyre rreth sistemit zgjedhor, ndërsa sipas tij, PS nuk do të vendosë veton për të bllokuar reformën zgjedhore.
Katër aleatë kundër PS
Acarimi i marrëdhënieve të aleatëve me PS ka nisur ndaj reformës zgjedhore dhe mungesës së garancive që partia më e madhe opozitare jep për korrektimin e sistemit zgjedhor. Katër aleatë, Gjinushi, Milo, Koçi dhe Ndoka i kërkuan PS të korrektojë sistemin zgjedhor, ndryshe ata do të shohin mundësi të tjera bashkëpunimi elektoral.
Grupi i PS
Në mbledhjen e dy ditëve më parë, Grupi Parlamentar socialist vendosi të mos ndërpresë bashkëpunimin me maxhorancës për reformat e nisur dhe pse në Kuvend anëtari i KLD-së u votua pa kuti. Kreu socialist Rama kundërshtoi zërat radikalë që kërkonin vendosjen e kushtëzimit të marrëdhënieve me Parlamentin deri në rikthim të votimit të fshehtë me kuti për anëtarin e KLD-së në Kuvend. Ne kemi marrëveshje me popullin shqiptar.
Nuk mund ti penalizojmë shqiptarët nga integrimi i vendit në BE për shkak të sjelljes flagrante të maxhorancës. Por ne duhet të vazhdojmë reformat e nisura dhe sdo ti lëmë në mes të rrugës, mësohet të jetë shprehur Rama.
ARISTIR LUMEZI
