E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta:Prioritet i politikës së jashtme,integrimi


është mbajtur sot në Tiranë, konferenca e ambasadorëve.
Në fjalën e tij, ministri Meta tha se Shqipëria tashmë është më pranë se kurrë BE-së. "Ne shumë shpejt do të fitojmë statusin e vendit kandidat. Progres i jashtëzakonshëm është bërë edhe me përmbushjen e kritereve për heqjen e vizave. Heqja e vizave do të bëhet realitet shumë shpejt", tha Meta. Ministri pohoi se prioritet i politikës së jashtme shqiptare është integrimi dhe anëtarësimi në BE.
Duke iu referuar Kosovës, Meta tha se njohjet vijojnë dhe do shtohen edhe më tej. "Diplomacia jonë është në bashkëpunim me SHBA, Britaninë, Gjermaninë e Francën për të ndihmuar Kosovën në sfidat e saj", pohoi Meta.
Sipas tij, Kosova duhet të konsolidojë shtetin demokratik dhe bashkëjetesën etnike. "Bashkëpunimi rajonal mund të jetë i plotë vetëm me pjesëmarrjen e të gjithëve", shtoi ai.
Meta nënvizoi se me Serbinë , Shqipëria ka qendrime të ndryshme për Kosovën. Ai nënvizoi se rezoluta e Serbisë në OKB për Kosovën ishte e nxituar dhe konfirmoi se Shqipëria nuk do paraqesë një rezolutë të njëanshme."Qendrimi ynë është i qartë se, mes Serbisë e Kosovës duhet të ketë dialog konstruktiv për përmirësimin e cilësisë së jetës pa dallim etnik. Ndjejmë keqardhje që Serbia pas shpalljes së opinionit të GJND paraqiti një rezolutë në OKB që për ne përmbën hap të nxituar. Shqipëria nuk ka në plan të paraqesë në mënyrë të njëanshme një rezolutë, por është në unison të plotë me përpjekje e SHBA-së që kërkojnë një rezolutë të mirëkonstruktuar që nuk sjell konflikte, por konsolidon paqen", deklaroi meta.
Megjithatë, Meta tha se Shqipëria ka një politikë të hapur dhe pa paragjykime ndaj Serbisë.
"Vizita ime në Beograd tregoi vullnetin tonë për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut", shtoi Meta.
Sipas ministrit të jashtëm Meta, duhet rishikuar ligji për shërbimin e jashtëm.
Konferenca e thirrur nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta do zgjasë 2 ditë e marrin pjesë ambasadorët dhe kryetarët e misioneve diplomatike të Shqipërisë të akredituar në botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›