Meteorologet: Erdhi i ftohti polar Sonila Isaku
Shqiperia duke nisur nga dita e diel do te perfshihet nga i ftohti polar. Termometri ne te gjithe vendin do te zbrese nen zero duke shenuar temperaturat me te uleta ne Peshkopi me -15 grade Celsius dhe ajo me e larta nuk do te shkoje me shume se minus 6 grade. Mot te ftohte do te perjetoje edhe Tirana dhe Durresi me temperatura 5 grade nen zero. Sipas meteorologeve, temperaturat e ketyre diteve do te jene 5-6 grade me te uleta ne krahasim me normalen. Kjo situate do te vazhdoje deri diten e enjte kur pritet qe te rifilloje nje rritje graduale e temperaturave. "Ne fakt dita e diel do te dominohet nga nje mot i kthjellet perjashto zonat malore te cilat do te kene reshje te debores pergjate mengjesit. Temperaturat do te pesojne nje ulje te ndjeshme per shkak te masave ajrore qe vijne nga verilindja e kontinentit te cilat do te sjellin temperature deri ne minus 15 grade ne vendet malore. Po keshtu ulje te temperaturave me minus do te kete edhe ne zonat bregdetare" pohon meterologia, Rezarta Xhakollari nga Sherbimi Ushtarak ne Tirane. Sipas saj, termometri gjate mengjesit te dites se diel do te shenoje minus 5 grade, po keshtu edhe ne zonat bregdetare. Ky i ftohte konsiderohet jo normal per vendin tone, per vete faktin se eshte 5 deri ne 7 grade nen vlerat mesatare te muajt janar. Persa i perket kohes, sipas sinoptikaneve situate e te ftohtit pritet te vijoje deri diten e merkure, kur moti do te jete i kthjellet por shume acarte, duke shenuar ditet me te ftohta te ketij dimri. Ndersa te enjten vranesirat do te kthehen ne te gjithe territorin e vendit duke sjelle shira te dendur dhe reshje debore. Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, ne zonat malore temperaturat minimale do te zbresin ne minus 8 grade ndersa ato maksimale deri ne 2 grade Celsius. Ne zonat e uleta temperaturat minimale do te jene 0 grade ato maksimale 10 grade Celsius, ndersa ne bregdet temperaturat e mengjesit do te shkojne deri ne 1 grade dhe ne mesdite 11 grade Celsius. Moti i keq dhe me ngrica pritet te sjelle edhe probleme, kryesisht me qarkullimin e automjeteve ne zonat malore per shkak te ngricave qe krijohen. Keshtu, gjate dites se djeshme probleme ka pasur ne mjaft rrethe te vendit. Nga ana tjeter per te shmangur problemet policia rrugore ka keshilluar vendosjen e zinxhireve ne te gjitha zonat malore ku reshjet e bores kane qene prezente gjate ketyre diteve.