Part- time dhe master profesional, 1370 kuota te reja Sonila Isaku
Ministria e Arsimit ka bere publike tarifat dhe shperndarjen e 1370 kuotave per studimet e ciklit te dyte ne universitetet publike. Per vitin 2011-2012. Gjithashtu jane percaktuar edhe tarifat e studimit sipas kreditove dhe per vitin akademik ne teresi. Per te gjitha programet studentet do te paguajne 65.520 leke. "Studentet e paguajne tarifen e shkollimit, te ndare ne keste, ne perputhje me kreditet e lendeve qe do te frekuentojne ne cdo vit akademik. Studenti i nenshtrohet tarifes se shkollimit per nje lende sa here e frekuenton ate",thuhet ne vendimin e qeverise. Por vendimi parashikon edhe lehtesira per te gjithe studentet e shkelqyer, te cilet perjashtohen nga tarifa e shkollimit ne vitin akademik pasardhes. Kategorite sociale ku bejne pjese personat qe nuk shikojne dhe qe nuk degjojne, invalidet, invalidet e punes dhe femijet e tyre, paraplegjiket dhe tetraplegjiket, femijet qe gezojne statusin ligjor te jetimit, femijet rome, ballkano - egjiptiane apo femijet e policeve dhe ushtarakeve te rene per shkak te detyres e te ish- te perndjekurve politike, paguajne nje kuote ne masen 50 % te tarifes se shkollimit. Kete te drejte do ta kene edhe studentet e viteve me te larta, qe u perkasin po ketyre shtresave sociale,thuhet ne vendimin e miratuar vetem pak dite me pare nga qeveria dhe MASH. Persa i perket aplikimit dhe ndjekjes se ketyre studimeve, ato mund te behen nga cdo person i cili ka ne dore nje diplome universitare se paku "Bachelor" te fituar brenda ose jashte vendit, te barasvlershme me te, ka te drejte te aplikoje ne programet e studimit te ciklit te dyte "Master Profesional", me kohe te pjesshme dhe edukimin ne distance, ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte. Nga ana tjeter, Ministria e Arsimit pritet te nxjerre udhezimin per datat dhe afatet e regjistrimit. Kuotat jane te ndara ne 4 nengrupe. Nga totali prej 1370 studentesh 1230 do te jene pranime te reja. Per transferim studimesh jane percaktuar 40 kuota. Per shqiptaret nga trojet jashte kufijve do te kete 60 pranime ndersa 40 studente do ti perkasin kategorise se te ish perndjekurve politike. Gjithashtu jane 40 vende qe do te zihen nga studentet qe duan te transferohen ne te njejten dege,por ne universitet tjeter. Sipas vendimit shqiptaret nga trojet jashte kufijve te vendit (Republika e Kosoves, Maqedonia, Mal i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja) dhe shtetasit e huaj, qe do te vazhdojne studimet ne nje program studimi, me kohe te pjesshme dhe edukimin ne distance, i nenshtrohen se njejtes tarife shkollimi, si shtetasit shqiptare.
Shperndarja e kuotave ne rrethe
Universiteti i Elbasanit do te kete edhe numrin me te madh te kuotave. Sipas vendimit te marre nga qeveria do te jene 820 kuota studimi ne fakultetet e ndryshme te Universitetit te Elbasanit. Persa i perket degeve ato jane te shperndara kryesisht ne deget e mesuesise duke filluar nga matematika, gjuhe letersia e deri tek gjuha e huaj. Por edhe Universiteti i Tiranes ka nje numer te konsiderueshem kuotash me 330 vende, kryesisht ne Fakultetin e Ekonomise. Dhe vetem 80 kuota jane parashikuar per Universitetin e Korces ne degen e mesimdhenies.
Shperndarja e kuotave ne rrethe
Universiteti i Elbasanit do te kete edhe numrin me te madh te kuotave. Sipas vendimit te marre nga qeveria do te jene 820 kuota studimi ne fakultetet e ndryshme te Universitetit te Elbasanit. Persa i perket degeve ato jane te shperndara kryesisht ne deget e mesuesise duke filluar nga matematika, gjuhe letersia e deri tek gjuha e huaj. Por edhe Universiteti i Tiranes ka nje numer te konsiderueshem kuotash me 330 vende, kryesisht ne Fakultetin e Ekonomise. Dhe vetem 80 kuota jane parashikuar per Universitetin e Korces ne degen e mesimdhenies.