Gjykata e Larte rrezon montazhin ndaj Metes Klodiana Kotorri
Gjykata e Larte ka liruar nga akuzat per korrupsion ish-kryeministrin Ilir Meta.
Kolegji penal i Gjykates se Larte i ka dhene fund diten e djeshme, procesit gjyqesor ndaj kreut te LSI-se, Ilir Meta, duke votuar 5 me 0 per pafajesine e ish-kryeministrit. Vendimi i gjykates ka qene unanim, duke shpallur Ilir Meten te pafajshem. Megjithese me 2 ore e gjysme vonese nga sa ishte njoftuar, vendimi i gjyqtareve Ardian Dvorani, Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj, Ardiana Fullani dhe Gani Dizdari, eshte permbledhur ne pak minuta. Kryesuesi i seances, Ardian Dvorani, ka deklaruar te pafajshem te pandehurin Ilir Meta per akuzen e korrupsionit aktiv te funksionareve te larte shteterore, pasi fakti nuk provohet se ekziston. "Kolegji Penal i Gjykates se Larte per ceshtjen vendosi deklarimin e pafajshem te te pandehurit Ilir Meta, per akuzen e kryerjes se vepren penale te korrupsionit aktiv te funksionarit te larte shteteror ose te te zgjedhurve vendore te parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi fakti nuk provohet se ekziston, bazuar ne nenin 288 pika 1 shkronja 'a', te Kodit te Procedures Penale. Ne baze te nenit 190 te Kodit te Procedures Penale urdherohet dorezimi organit te prokurorise se provave te materialeve vijuese, ore mikrokamer, kabull USB, laptop dhe USB. Shpenzimet proceduriale penale, duke perfshire shperblimin dhe shpenzimet e kryera per aktin e ekspertimit te fazes se shqyrtimit gjyqesor ne vleren 3.592.938, i ngarkohen shtetit", thuhej ne vendimin e Gjykates se Larte per te pandehurin Ilir Meta. Pas ketij vendimi, shpenzimet proceduriale i kane kaluar ne ngarkim shtetit. Behet fjale per 30 milione leke te reja shpenzime, duke perfshire shpenzimet e kryera gjate shqyrtimit gjyqesor. I gjithe procesi ndaj Ilir Metes u konsiderua nga pala mbrojtese si nje proces farse dhe i montuar politikisht. Provat e akuzes u kontestuan qe ne seancat e para. Ne 21 seanca gjyqesore, prokuroria solli prova dhe deshmitare, te cilet ne asnje rast nuk arriten te provojne akuzen. Prova me e forte e prokurorise, video-pergjimi, pas nje akt-ekspertimi te kryer nga gjykata rezultoi i montuar, duke bere qe akuza te heq dore prej saj. Si rrjedhoje, konkluzionet e prokuroreve per te provuar akuzen ndaj Metes u bazuan vetem ne deklaratat e Dritan Priftit. Meta u akuzua nga ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, duke bere publike nje video-pergjim, i cili nga ekspertiza rezultoi te ishte e manipuluar. Pas vendimit te Gjykates se Larte, avokati i kreut te LSI-se, Spartak Braho, e cilesoi perfundimin e procesit si fundin e nje komedie. Braho u shpreh se te gjithe duhet te respektojme vendimin e gjykates. "Komedia mbaroi, natyrisht disa do te qeshin e disa do te qajne", theksoi Braho. Nderkohe qe mbeshtetesit e LSI-se u mblodhen ne seline e partise per te festuar vendimin e Gjykate se Larte, e cila shpalli te pafajshem kryetarin Ilir Meta.
Prokuroria kerkoi 2 vjet burg per Ilir Meten
Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar rreth 10 dite me pare nga Gjykata e Larte, shpalljen fajtor dhe denimin e ish-kryeministrit Ilir Meta me dy vjet burg dhe nje milion leke gjobe per vepren penale te korrupsionit aktiv. Prokuroria vleresoi se deshmia e ish-ministrit Dritan Prifti eshte e besueshme dhe e bazuar ne provat filmike, por edhe ne tabulatet telefonike qe tregojne bisedat e kryera mes Metes dhe personave te tjere, qe permenden ne video.