Meterologët: Temperatura deri në 20 gradë në fundjavë

"Fundjavë pranverore"- ky është parashikimi i motit sipas meterologëve sipas të cilëve termometri do të shkojë mbi 20 gradë Celsius ndërsa dita e shtunë parashikohet të jetë më e ngrohta pasi temperaturat do të jenë të larta që në orët e mëngjesit.
Edhe pse e diela pritet të ketë reshje, kryesisht në zonat malore, ato do jenë thuajse të papërfillshme.
Sipas premisave të Meteoalb dueket sikur pranvera nuk do presë muajin mars, por do ndjehet qysh në javën e fundit të shkurtit.