E Diel, 1 Nëntor 2026

Meterologët mohojnë shtrëngatat e rrezikshme në Kosovë

(E plotësuar) Organizata evropiane Meteoalarm ka paralajmëruar mot të keq me shtrëngata natën ndërmjet së premtes dhe së shtunës, pas publikimit të lajmit meterelogët Kosovar reaguan kundër këtij lajmi duke thënë se nuk ka vend për panik.

Meterologu Mendim Rugova tha për Indeksonline se nuk ka vend për panik, do ketë keqësim të motit por jo shtrëngata me intezitet te fort.

-------

Organizata evropiane Meteoalarm ka paralajmëruar mot të keq me shtrëngata natën ndërmjet së premtes dhe së shtunës. Stuhi të fuqishme të erërave, shira të rrëmbyeshëm dhe breshër, si dhe bubullima e vetëtima janë paralajmëruar për vendet e Ballkanit perëndimor, transmeton Koha.

Që dje një mot i tillë ka përfshirë Karllovacin e Kroacisë, kurse sonte pritet të përfshijë sërish Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Serbinë veriore, por ajo mbase e dobësuar do të vazhdojë tutje drejt Kosovës dhe një pjese të Maqedonisë.

Ky përkeqësim i motit dhe ulja e temperaturave për 10 gradë Celsius e ndoshta edhe më shumë pritet të kalojë shpejt dhe në ditët në vijim prapë do të ketë përmirësim dhe stabilizim të motit./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›