Sllovenia goditet nga shtrëngata

Pas një jave vape afrikane dhe temperaturës rekorde të shënuar prej 40.8 gradëve të Celsiusit, sa është matur të enjten në vendin Cerklje ob Kërki, Slloveninë sot e ka përfshirë një mot shumë i lig, i përcjellë me bubullima dhe shira të rrëmbyeshëm, raportojnë mediet sllovene.
Vala e motit të lig është paralajmëruar të arrijë edhe në vendet e Ballkanit perëndimor, madje është rekomanduar të kihet kujdes i madh, pasi do të ketë shtrëngata me bubullima dhe breshër, me erë të fuqishme dhe shi të rrëmbyeshëm, gjë që, natyrisht, krijon mundësi edhe për vërshime./Indeksonline/