E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret gruan, poston lajmin dhe fotot në FB

Vret gruan dhe njofton lajmin ne Facebook, duke postuar edhe foto. Ngjarja ka ndodhur në Miami dhe ka protagonist 31 vjeçarin Derek Medina, që më pas u arrestua nga policia.

Ai shkroi në FB se ka vrarë gruan e tij, Jennifer Alonso sepse, sipas tij, kjo e fundit e keqtrajtonte.

“Do të shkoj në burg për vrasje me dashje të shkallës së parë sepse vrava gruan time. Ju dua miq, do më mungoni dhe tani e tutje do t’ju duhet të më shihni në lajme. Gruaja ime më qëllonte me grushte dhe unë nuk mund të qëndroja më duarkryq. Ndaj bëra këtë që bëra dhe shpresoj në mirëkuptimin tuaj”, shkruan Medina në Facebook, transmeton Panorama./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›