Metropoli me projekte të reja nën drejtimin e Suela Konjarit

Pritet që Teatri i Metropolit shfaqet e viti 2012-të ti çojë më afër publikut të kryeqytetit, pasi trupa pritet të interpretojë në çdo skaj dhe vend te Tiranës.
Kjo është një nga risitë që do të vërë në jetë drejtoresha e sapo emëruar e teatrit të Metropolit Suela Konjari.
Sipas Konjarit do ti jepet përparësi edhe zbulimit të talenteve të reja.
Gjithashtu me rastin e 100- vjetorit të shpalljes së pavarësisë do të zhvillohet edhe një konkurs për vepërn më të mirë.
Suela Konjari ka pak ditë që mban postin e drejtoreshës së Metropolit dhe në këtë pozicion ajo vjen pas largimit të Kici Londos. Për më se 20 vite ajo është e angazhuar si në teatër ashtu edhe në kinematografi.