E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, gjykata dënon me 15 vjet burg babain tutor

Gjykata e Korçës ka dënuar me 15 vjet burg babin tutor, i cili ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të rritur dy vajzat e tij minorene përkatësisht 8 dhe 10 vjeç për vite me radhë.

Në seancën e sotme trupi gjykues ka dënuar me 15 vjet burg babain e vajzave Pëllumb Mullain, dhe dy klientët Andrea Nametin dhe Skënder Kollanin ndërsa ka dënuar me 10 vjet burg dy klientët e tjerë Nevruz Kollanin dhe Nderim Koçin.

Gjykata e Korçës e ka shpallur fajtor 51-vjeçarin Pëllumb Mullai për shfrytëzim prostitucioni të dy të miturave ndërsa katër personat e tjerë për marrëdhënie seksuale me të mitura kundrejt pagesës.

Denoncimi për babain tutor ka ardhur nga vetë vajzat të cilat në vitin 2011 përmes një organizate kanë kërkuar ndihmë. Gjatë këtij denoncimi vajzat tashme 17 dhe 15-vjeçare kanë identifikuar edhe personat me të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale të detyruara nga vetë babai i tyre të cilët janë edhe personat e arrestuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›