“Metropolis”, Anastas Kostandini ekspozitë në galerinë Fab

Metropolis është emri i ekspozitës së radhës së Anastas Kostandinit. I prezantuar kryesisht nëpërmjet pikturës, artisti surprizon me këtë përmbledhje veprash eksperimentale në galerinë Fab, me instalacione, kolazhe, montazhe materiale nga më të ndryshmet, prerje e ngjitje copash bashkohore për të rikrijuar imazhin e realitetit që Taso ( Anastas Kostandini) prek cdo ditë.
Nëpërmjet kësaj ekspozite artisti dëshiron të shprehë dilemën e tij mbi artin vizual. Pas viteve 1990-të, Taso gjeti rastin të shikonte botën e jashtme, të ndaluar egërsisht prej regjimit vetizolues. Ai verifikon menjëherë një tjetër realitet, deri dje të huaj, por jo të padëshiruar. Ai zbuloi se bota e madhe ishte sic e tregonte arti modern, e përbërë nga mijëra drita të ndryshme.