Durrës, policia aksion antidrogë në qendër të qytetit

Policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat RENEA kanë ndërmarrë të premten një aksion antidrogë në qendër të qytetit bregdetar. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të një personi, i cili dyshohej se kishte drogë. Gjatë aksionit është bërë e mundur sekuestrimi i një sasie droge, ndërsa po punohet për arrestimin e të dyshuarit. Ndërkohë policia bën me dije se operacioni është në vazhdim, ndërsa nuk jep detaje të tjera mbi të.