E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metzelder në Schalke

Schalke 04 i ka siguruar shërbimet e Christoph Metzelder. Mbrojtësi gjerman, të cilit i skadon kontrata me Realin e Madridit gjatë kësaj verem ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin gjerman, deri në verën e vitit 2013.

Transferimin e ish mbrojtësit të Borussia Dortmund e ka konfirmuar ekipi i udhëhequr nga trajneri Felix Magath, që e ka angazhuar mbrojtësin me përvojë gjerman pa harxhuar para.

Metzelder ishte transferuar në Spanjë në vitin 2007, por asnjëherë nuk kishte bindur se me të vërtetë meriton vend në formacionin bazë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›