E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet në nëntor

Do të nevojiten dy muaj më shumë nga ç’ishte paraparë, për ta parë sërish në fushë futbollistin David Beckham.

I lënduar me 14 mars në ndeshjen Milan-Chievo, mesfushori anglez i kishte dhënë fund ëndrrës së tij për Botërorin 2010.

Ai tash nuk dëshiron të ngutet dhe pritet të rikthehet në muajin nëntor, kur të jetë shëruar plotësisht.

“Jam operuar 6 javë më parë dhe nuk do të mund të vrapoj edhe tre muaj. Andaj, nuk do të rikthehem në fushë para muajit nëntor”, tha Beckham, i cili pritet të mungojë në pjesën e rregullt të kampionatit, me ekipin e tij Los Angeles Galaxy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›