E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më i miri në Botëror

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka filluar të mendojë për Kampionatin Botëror, qysh tash. Futbollisti anglez, i cili së fundmi u përball me një lëndim, dëshiron të jetë i gatshëm për Afrikën e Jugut, ku ka aspirata të mëdha.

“Për Botëror do të jem në top formë sepse dëshiroj të jem më i miri”, tha futbollisti më i mirë i këtij viti në Premierligë. Ai e ka dhënë mendimin e tij edhe rreth favoritëve të kompeticionit më të rëndësishëm në botën e futbollit. “Spanja dhe Brazili janë favorite, ndërsa prapa tyre vijnë të tjerat, përfshirë edhe Anglinë. Natyrisht, ne kemi skuadër për të fituar”, tha Rooney.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›