E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamburgu shkarkon trajnerin

Vetëm dy ditë përpara ndeshjes së kthimit për gjysëmfinalen e Europa Ligë, kundër Fulham dhe dy ndeshje nga fundi i Bundesligës, Hamburg shkarkon nga detyra teknikun, Bruno Labbadia dhe bashkë me të edhe asistentin e tij, Eddy Soezer. Në krye të pankinës së klubit gjerman do të jetë deri në fund të sezonit, ndihmës trajneri hollandez, Ricardo Moniz. Jo vetëm barazimi pa gola me anglezët në shtëpi, në gjysëmfinalen e parë të Europa Ligë, por edhe disfata 5-1 nga Hoffenheim të dielën, kanë detyruar drejtuesit e Hamburg të bëjnë këtë lëvizje.

Hamburgu ka zbritur tashmë në vendin e 7 në Bundesligë, si pasojë e një gjysme të dytë shumë të keqe të sezonit, ku kanë fituar vetëm 4 nga 15 ndeshjet e luajtura, që pas ndërprerjes dimërore. Labbadia, që mori drejtimin e Hamurgut në verën e kaluar, pati të njëjtën rënies në fazën e dytë të kampionatit edhe kur drejtonte Bayer Leverkusen. Tashmë detyra e vetme e hollandezit Moniz është kualifikimi në finalen, që do të luhet në Hamburg, sepse përndryshe gjermanët do të jenë jashtë Europës sezonin e ardhshëm.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›