E Diel, 1 Nëntor 2026

Mevlan Shanaj: Cdo vit jam ne kerkim te nje ditelindjeje, me nje film te ri Izaura Ndoj



"Ka ndodhur nje gabim ne jeten time, nuk e di se jam 67 vjec, keshtu qe, ne kete ditelindje, ndihem ashtu si edhe para shume vitesh. Eshte ditelindja e pare ne jeten time qe nuk i kam prane pjesetaret e familjes. Ky fakt ndoshta ka bere qe te jem pak melankolik edhe te mbetem si i harruar, te jem perhere ne nje kerkim te nje ditelindjeje me nje film te ri", do te pohonte per "KJ" regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, ne 67-vjetorin e tij. Ndersa ndjen mungesen e te dashurve te tij, ai ndjehet i gezuar, sepse femijet e tij po ndjekin rrugen e artit. "Im bir, Joni, feston ditelindjen e babait nga studiot e Budapestit, ku po merret me permbylljen filmit te tij 'Pharmakon', ndersa Hera, ne Kajro, per nje workshop dhe Natasha me femijet ne Uashington. Shpresoj qe kete vit te jem me 'fat' dhe te jem neper sheshet e xhirimit, duke pasur perreth vetes studentet e regjise se filmit dhe te Universitetit te Arteve", tha aktori Shanaj. Aktori, skenaristi dhe producenti Mevlan Shanaj, "Mjeshter i madh", "Artist i Merituar", pedagog prane deges se filmit ne Akademine e Arteve, Tirane, ka lindur me 7 shkurt te vitit 1945, ne Fier, Shqiperi. Eshte prezantuar per publikun si aktor, regjisor ne kinema dhe televizion dhe si producent. Nga viti 1987 deri me 1992, ka qene drejtor i Departamentit te Filmit ne TVSH dhe anetar i Keshillit Artistik i "Grupi Perzgjedhes i filmave" Kane, Prage, Budapest, Bukuresht. Shkeputet per 4 vjet nga televizioni dhe kthehet ne vitin 2001, si drejtor i Departamentit te Filmit dhe Spektaklit ne TVSH. Ne vitin 2001, ka filluar punen e producentit dhe regjisorit me "Zig-Zag" Film. Me 2005-2006-en, ka ushtruar profesionin e pedagogut ne Akademine e Filmit dhe Multimedias "Marubi" e deri me sot, ne degen e regjise ne Universitetin e Arteve. Ne vitin 2008, mori titullin "Mjeshter i Madh". Shanaj ka interpretuar ne filmat: "I teti ne bronz" (1970) regjisor Viktor Gjika, "Malet me blerim mbuluar" (1971) regjisor Dhimiter Anagnosti, "Guximtaret" (1970) regjisor Gezim Erebara, "Rrugicat qe kerkonin diell" (1975) regjisor Saimir Kumbaro,Rikard Ljarja, "Balle per Balle"(1979) regjisor Kujtim Cashku, "Rrethimi i Vogel" (1986) regjisor Saimir Kumbaro, "Pranvera s'erdhi vetem" (1988) i Pirro Milkanit, "Viktimat e Tivarit"(1996) i Ekrem Kryeziut, "Une e dua Eren" (1991) dhe "Lule te Kuqe Lule te Zeza" realizim i vete Shanajt. Te tjera realizime te tij jane filmat artistike: "Korrieret" (1976), "Plumba Perandorit" (1980 ), "I Paharruari"(1984), "Te Shoh ne Sy" (1985), "Nje Telegram dhe nje Kenge" (1986), "Flete te Bardha" (1990). Dokumentare: "Marije Kraja", "Tefta Tashko", "Komani nje Beteje e Madhe", "Gju me Gju", "Lasgush Poradeci", "Berati Qyteti i Bardhe", "Zera nga Lashtesia", "Kater Mengjeset", "Pandi Raidhi", "Rruget", "Bibla dhe Kurani" , "Nje ftese nga Iliri", "Visi", "Percjellja", "Shkronjat e Pavaresise".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›