E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selite-Qender, cmimi i biletes behet 50 leke Luljeta Ndoka



Fjalet e operatoreve te sherbimit te transportit urban ne Tirane duket se kane rene ne veshin e operatorit te linjes Selite-Qender. Pak kohe pasi te paret paralajmeruan rritjen e cmimit te biletes njeudhetimeshe, te dytet vendosen ta vene ne zbatim, pa bere shume zhurme. Keshtu, te gjithe atyre qytetareve qe nevoja e ka sjelle te marrin linjen urbane Selite-Qender, gati u ka iku zeri kur fatorino u ka kerkuar, jo me 30 leke, por plot 50 leke, pavaresisht nga numri i stacioneve qe u eshte dashur te pershkojne. Cmimi i biletes per kete linje deri ne daten 1 shkurt ka qene 30 leke, por me shitjen e kesaj kompanie dhe blerjen e saj nga nje tjeter biznes, bileta do te kushtoje 50 leke. Administratorja e linjes qe pershkon itinerarin "Kodra e Diellit-Selite-Tirane-Qender", Merita Xhafaj, ka sqaruar pak kohe me pare se nuk behet fjale per nje rritje cmimi, por per vendosjen e nje tarife te caktuar, qe kjo kompani e ka studiuar me ane te nje plani biznesi. Ajo theksoi se kjo eshte nje linje nderqytetase dhe aktet nenligjore te Keshillit te Ministrave parashikojne qe cmimi te vendoset ne baze te kilometrave. Kjo linje operon ne kryeqytet cdo dite, me orar nisjeje 05:30 deri ne 22:30, me interval cdo 10 minuta. Licenca e kesaj linje per kompanine "Alba Trans", mesohet te jete dhene nga komuna "Farke" ne daten 1 Dhjetor 2011. Me vendimin e ri te operatoreve te kesaj linje, cmimi i biletes per nje distance nga 1 deri ne 17 kilometra eshte 50 leke. Nderkohe, qytetaret te vene perballe ketij fakti, ankohen se nuk mund ta perballojne dot rritjen e cmimit te biletes. Ndersa qytetaret jane mjaftuar vetem me ndonje ankese mes miqsh apo me shprehi pakenaqesie te fytyres, kjo nuk ka kaluar pa u vene re nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve. Kesisoj, kreu i ZMK-se, Altin Goxhaj, kerkoi dje heqjen e licences per linjen e transportit urban "Selite-Qender". Goxhaj eshte shprehur se kjo linje ka rritur cmimin e biletes nga 30 ne 50 leke ne menyre abuzive dhe se Ministria e Transporteve apo Bashkia e Tiranes duhet te marrin masa. Sipas Goxhajt, arsyetimet e kompanise se kjo eshte nje linje nderurbane nuk jane te verteta. Cmimi i biletes se urbanit ka ndryshuar vetem per kete linje urbanesh dhe jo per linjat e tjera qe operojne ne qytetin e Tiranes. Por nese ndiqet kjo linje, atehere mund te pritet qe shume shpejt te ndryshoje cmimi i biletes edhe per zonen e njohur si "Fresku", pasi edhe per kete linje licencat i jep komuna e Dajtit.

Legjislacioni

Vendimi per biletat merret nga Keshilli i Ministrave

Sipas ligjit, vendimin per ndryshimin ose jo, te cmimit te biletave te transportit urban, i merr pikerisht Keshilli i Ministrave. Jane operatoret ata qe i propozojne cmimin organeve te pushtetit vendor, si dhe Ministrise se Transporteve, e cila, nga ana e saj, ia propozon projekt-vendimin Keshillit te Ministrave. Ky i fundit merr vendimin per ndryshimin e cmimit te biletave urbane ose per lenien ne fuqi te cmimeve ekzistente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›