"Varianti i gazsjellesit Trans-Adriatik, kalon nga Shqiperia"
Kreu i qeverise ka informuar dje deputetet per viziten e tij me te fundit qe zhvilloi ne Mynih te Gjermanise, ku mori pjese ne Konferencen e 48-te te Sigurise. Berisha tha se kjo eshte konferenca me e rendesishme vjetore qe organizohet per sigurine dhe ishte realisht jashtezakonisht e vecante. Diskutimet ne konference jane perqendruar ne rrafshin ekonomik. Gjithashtu, Berisha tha se "ne nje seance te vecante u diskutua per korridoret e energjise dhe dominoi teresisht mendimi se korridori i rrymes se Jugut eshte i nje rendesie shume te madhe per furnizimin dhe sigurine energjetike te Europes, korridori i quajtur - "Korridori i Jugut", sic dihet, ka disa variante, por varianti me fizibel, me i besueshem, eshte varianti i gazsjellesit Trans-Adriatik, i cili kalon ne territorin e Shqiperise dhe realizon nder te tjera, nje miliard euro investime". Berisha tha se "kalimi neper territorin e Shqiperise, i kursen ketij projekti disa miliarde euro dhe e bene kete projektin me te shkurter dhe me te shpejte per t'u realizuar".