Sanino: Realizoni reformat. Ky vit, vendimtar per ne BE Rozeta Rapushi
Ritem te larte te reformave, pasi ky vit eshte vendimtar per rrugen e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Kete keshille dha dje, ne Tirane, drejtori i Pergjithshem per Ceshtjet e Zgjerimit ne Komisionin Evropian, Stefano Sanino, ne takimet e shumta te zhvilluara me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto, etj. "Ne duhet te fokusohemi ne kete proces dhe te mbajme lart ritmin e reformave ne muajt e ardhshem, pasi ky eshte nje vit vendimtar per Shqiperine dhe per institucionet e Bashkimit Evropian, qe do te vendosin per angazhimet e saj ne kete kuader. Ka nevoje per angazhimin e te gjitha forcave politike", u shpreh Sanino pas takimit me numrin dy te qeverise, Haxhinasto. Ai theksoi se perspektiva evropiane eshte nje arritje e te gjithe vendit, e te gjitha forcave politike dhe e kontributit te tyre dhe jo vetem nje pale te caktuar. Sanino vleresoi faktin se eshte arritur tashme marreveshja per rifillimin e plote te jetes parlamentare, ngritjen e komisioneve apo grupeve te punes per reformen zgjedhore, per rishikimin e rregullores se Parlamentit dhe kalimin e ligjeve me shumice te cilesuar. Pas kesaj, Sanino ishte i pranishem edhe ne Komisionin Parlamentar te Integrimit per rishikimin e planit te veprimit, ku u diskutua lidhur me ecurine e procesit te rishikimit te planit te veprimit per 12 rekomandimet e Komisionit Evropian. Gjate bashkebisedimit te gjate me deputetet e mazhorances dhe te opozites, te pranishem ne kete mbledhje, Sanino theksoi rendesine e planit te veprimit si dokument, por ne menyre te vecante, vleresoi atmosferen e re politike ne vend, rendesine e bashkepunimit dhe debatit konstruktiv mes forcave politike, si kushtin themelor te ecurise se mire te procesit te integrimit. "Une duhet t'ju inkurajoj ne nje proces te rendesishem, sic eshte ai i rishikimit te planit te veprimit, i cili duhet te jete nje dokument me vizionin me te mire per te ardhmen dhe perspektiven tuaj evropiane. Ky nuk duhet te jete nje dokument per te cilin njera pale punon dhe tjetra kritikon, nuk duhet te jete as i qeverise, as i opozites, as i shoqerise civile, as i frymezuar nga Bashkimi Evropian. Duhet te jete nje dokument i konsoliduar, i pelqyer nga te gjitha palet, gjitheperfshires, baza e punes per te gjithe ne", tha Sanino. Nga ana e saj, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u shpreh se ky plan do te jete rezultat i punes se perbashket te qeverise, institucioneve dhe Parlamentit. "E rendesishme eshte qe masat e perfshira ne te, te jene te matshme, te realizueshme dhe te buxhetuara. Nese askush nuk do te vendose shkopinj nen rrota duke propozuar masa te parealizueshme, une do ta konsideroja te mire kete plan dhe qellimin tone te permbushur", tha Bregu. Ndersa kreu i komisionit, Ditmir Bushati, tha se e rendesishme per te dhe opoziten eshte qe masat e perfshira ne kete plan te perputhen me realitetin dhe gjetjet e progres raportit te vjetshem te Komisionit Evropian.