E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mevlan Shanaj: RTSH, pasuria kombëtare e shndërruar në bezdi shoqërore

Regjisori, aktori si dhe një nga themeluesit e televizionit publik tregon se si e shikon sot këtë institucion


Është një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, i cili ka spikatur si regjisor dhe si aktor. Mevlan Shanaj është një nga emrat, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në filmin shqiptar, duke u vlerësuar dhe me shumë çmime gjatë karrierës së tij. Krahas regjisurës ai prek sheshet e xhirimit edhe si aktor. Dy nga rolet e tij më të spikatur I teti në bronz

në interpretimin e parë kinematografik (roli i Ibrahim Kovaçit) dhe Nebi Surrelit në Rrugicat që kërkonin diell për vetë realizimin e lartë artistik, diskutohen edhe sot, si ndër filmat më të arrirë të kinematografisë shqiptare. I qetë, i saktë, shumë komunikues, por korrekt deri në detaj në mësimdhënie, janë disa nga tiparet dalluese të aktorit, regjisorit, pedagogut Mevlan Shanaj. Për meritat e tij në fushën e kinematografisë si regjisor, aktor, pedagog (por së fundi dhe producent), ai nga Presidenti i Republikës para disa kohësh është nderuara me titullin Mjeshtër i Madh. Mevlan Shanaj është dhe pedagog, dega e filmit në Akademinë e Arteve, lindi më 7 shkurt të vitit 1945 në Fier. Është prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Nga viti 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH dhe Anëtar i Këshillit Artistik i "Grupi Përzgjedhës i filmave" Kanë, Pragë, Budapest, Bukuresht. Shkëputet për 4 vite nga televizioni dhe kthehet në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në TVSH. Në vitin 2001 ka filluar punën e producentit dhe regjisori me "Zig-Zag" film. Veç regjisë dhe aktrimit ai njihet dhe si realizues i shumë dokumentarëve si: Tefta Tashko, Marije Kraja, Berati, Katër mëngjese, Lasgush Poradeci, Pandi Raidhi, Shqiptari i vonuar, Rrugët, Bibla dhe kurani, Ftesë nga Iliri, Përcjellja, Shkronjat e Pavarësisë etj. Në këtë intervistë regjisori dhe aktori tregon jetën e tij artistike, si e shikon sot zhvillimin e kinematografisë shqiptare, por çfarë mendon dhe për brezin e ri të aktorëve dhe të kineastëve të rinj. E ndërkohë si një nga themeluesit e Radiotelevizionit Publik Shqiptar, Mjeshtri i Madh Mevlan Shanaj tregon se sot në këtë institucion duhet, që të ndryshojnë shumë gjëra. Më të rëndësishme ai gjatë kësaj interviste tregon se pushteti duhet të largohet nga RTSH dhe ai duhet që ti kthehet publikut, pasi ai është kombëtar. Një tjetër problem që ai trajton në vijim të kësaj interviste është dhe zbatimi i së drejtës së autorit, ku sipas tij ajo nuk funksionon. Këtu është një pirateri e ngritur në sistem. Gjithçka nuk funksionon dhe nuk është puna për pesimizëm, sepse njerëzit që merren me këtë janë disa njerëz anonimë, që u është gjetur një vend pune, nuk merren në mënyrë ligjore, pohon Shanaj. E ndërkohë që ai flet dhe mbi projektin e tij më të fundit si producent Farmakon, ku regjisor është i biri. E ndërkohë sa kritik është ai ndaj tij dhe si e vlerëson ai na e tregon në vijim të kësaj interviste.


-Si e keni parë zhvillimin e kinematografisë shqiptare gjatë këtyre viteve?
Problemi kryesor është komunikimi me audiencën. Në përgjithësi filmi shqiptar, por unë nuk po them vetëm filmi shqiptar, mos ekzistenca e rrjetit kinematografik në vendin tonë është problemi kryesor. E dyta, shkëputja e audiencës me këtë prodhim, pra shkëputja nga kinemaja edhe po të jenë filma të ndonjë autori të madh. Para disa ditsh unë isha në një sallë kinemaje, por filmi nuk mund të projektohej, sepse nuk kishte njerëz në Tiranë. Dhe një kryeqytet me gati 1 milion banorë me dy kinema dhe të ketë salla bosh për mua është e pakonceptueshme, pra çedukimi i publikut është më kryesorja. Publiku është çedukuar nga kjo mënyrë e të komunikuarit të filmit, nga kjo nevojë dhe nga një magji që të jep ekrani i madh. Mangësitë vijnë dhe shkallëzohen, por çuditërisht nuk po korrigjohen, përderisa mbetet një plagë e shoqërisë këtu duhet të ndryshojnë dhe politikat e shtetit, të cilat duhet të jenë stimuluese dhe në mënyrë që të mos mbeten spontanitet e privatit. 

-Politikat kulturore që janë ndjekur gjatë këtyre viteve, sa efikase kanë qenë në dobi të artit?
Në institucione në përgjithësi bëhet një jetë shumë e vakët, përjashto një dukje që ka TK por dhe aty duhet parë mënyra e menaxhimit ose mënyra e alternativave të kompeticioneve të ndryshme, por gjithsesi është në tërë Shqipërinë dhe jo vetëm në TK. Si është jeta në teatrin e Korçës, në Durrës, Shkodrës etj? Durrësi ka qenë me shumë institucione artistike, po ashtu dhe Vlora apo dhe qytete të tjera, pra është një problem mbarëkombëtar dhe shqetësues, duhet vënë alarmi për tu korrigjuar. Politika tek ne ka ende shpirtin e pasionit dhe të mbajtjes së karriges, jo e menaxhimit në thellësi por në sipërfaqe. Gjërat  e sipërfaqshme harrohen shpejt. Ky është problemi bazë sa i takon raporteve të prodhimit dhe të shpërndarjes, është e rëndësishme dhe raporti i audiencës me ekranin. Unë nuk po them pse është i diferencuar me një film shqiptar, me një prodhim amerikan, por mungojnë alternativat. Kemi një jetë shumë e vakët kulturore.

-Hapi i parë që kjo të ndryshojë?
Duhet që ti mësojmë njerëzit që në shkollë, sepse nuk po funksion as shkolla. Ti mësojmë që ka një abetare, një histori, ti mësojmë që letërsia nuk mund të kalohet me sisteme me preferenca por është e detyruar. Ti mësojmë se çështë arti, sa orë duhet të jepet për artin dhe imazhin në shkollë, ti mësojmë se si të edukohen dhe të mos hanë fara dhe ti hedhin në rrugë. Le ta kuptojnë se në një medium të tillë, siç është teatri apo kinemaja njeriu vete për tu relaksuar dhe për tu edukuar.

-Filmat që janë prodhuar para viteve 90, nuk e kanë humbur audiencën, vazhdojnë akoma të pëlqehen?
Them se nuk mund të ndahet vijueshmëria e filmave para viteve 90, apo pas 90 sa i takon zhvillimit të artit dhe nivelit artistik, ndërsa sa i takon ideologjizmave ajo tashmë është thënë, por  në atë kohë ishe më i lidhur me kinemanë dhe ajo ishte një mjet i paktë. Televizioni nuk ishte ka masiv dhe gjithë bota elektronike virtuale nuk ishte kaq e zhvilluar, kështu që janë disa parametra dhe kur flasim për krizë kinemaja, nuk është se e ka vetëm Shqipëria, ose kur flasim me marrëdhëniet e atij prodhimi, shumica e audiencës është e lidhur me atë prodhim, sepse ata ishin bërë pjesë shumë jetike. Veç kësaj nostalgjia është gjithmonë e pranishme në çdo pjesë të shoqërisë, ndërsa publiku i ri nuk e di dhe nuk mendoj se e ka atë nostalgji. Kështu që është publiku që është mësuar me këto filma, por jam kundër mendimit se prodhimi i filmave pas vitit 90 nuk është me cilësi artistike, përkundrazi është një prodhim ambicioz, që ka qenë dhe vazhdon të jetë prezent dhe të qarkullojë në botë nëpër festivale, jo për shitje sepse po të jetë për shitje Shqipëria është privuar që të shesë dhe produkte të tjera që i ka jetike për njeriun dhe sërish nuk eksporton dot. Që të hyjë filmi mos kujtoni se është e lehtë, është shumë e vështirë. Letërsia deri tani ka pasur fatin që të jetë afirmuar dhe ka krijuar dhe një lloj emri dhe reputacioni me letërsinë, me veprën e Kadaresë, me vonë dhe të krijuesve të tjera si Kongoli apo dhe të ndonjë tjetri, edhe në ndonjë dukje muzikore, që kanë gjuhë ndërkombëtare, ndërsa kinemaja ka më shumë vështirësi, sepse ka konkurrencë shumë të madhe.

-Si e shikon sot brezin e kineastëve të rinj?
Kineastë të rinj ka pak, sepse nuk ka prodhim. Kineasti kërkon fusha por nuk, ashtu si dhe sportisti në Shqipëri, që është në pika mjerane sepse nuk ka ambient ku të stërviten të rinjtë dhe ato kur bëhen kampionate janë fusha diskritituese. Gjithmonë filet për parapërgatitje dhe kështu është dhe në kinema, duhet menduar që të rinjtë në Shqipëri nuk kanë pasur mundësi prodhimi, pasi ai ka qenë shumë i limituar, i kufizuar dhe nuk janë dukur. Ka vështirësi, ka dhe mentalitete por ama të rinjtë nuk kanë arritur që të na

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›