E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurozona, plan masash për të mbajtur në kuota të larta monedhën evropiane

Grupi i vendeve që përfshihen në Eurozonë, është konsultuar ditën e sotme për planin e emergjencës që do të zbatojnë për Greqinë, në kuadrin e krizës financiare që ka përfshirë këtë vend. Bëhet fjalë për një plan ndihme në miliarda euro, të cilat do të akordohen nga Bashkimi Evropian për Greqinë. Ndërkaq, zëdhënësi i shefit të Eurozonës, Zhan Klod Junker, bëri me dijeni se

detajet e fundit do t'i diskutojnë ministrat e Financave të këtij grupimi në një video-konferencë. Nga ana e tyre, një grup ekspertësh, i përbërë nga sekretarët e shtetit për financat dhe përfaqësuesit e bankave qendrore ranë dakord për normën e interesit dhe volumin e kredive.  Paratë jepen si kredi afatgjata, me një normë interesi prej 5.1 për qind. Nga ana e ekspertëve evropianë, këto janë cilësuar si kushte shumë më të mira se ato që i ofrohen Greqisë, me një borxh prej 300 miliardë eurosh në tregjet financiare. Aksionet evropiane i zgjeruan të enjten humbjet, përpara vendimit që pritet të marrë Banka Qendrore Evropiane mbi normat e interesit, si dhe në pritje të lajneve së çfarë masash do të marre ajo për të lehtësuar shtrëngesën financiare në të cilën ndodhet Greqia. Ndërkohë që dy ditë më parë indeksi panëuropian FTSE urofirst 300 i aksioneve kryesore ra 0,9 për qind, në kuotën 1088,06 pikë. Bankat ishin ato që i hoqën më shumë pikë indeksit panëvropian. Banco Santander, Deutsche Bank, BNP Paribas dhe Standard Chartered humbën nga 0,7 ne 1,2 për qind. Indeksi bankar grek FTAT ra 2,5 përqind. Katër banka kryesore greke kanë kërkuar së fundmi mbështetje nga qeveria, në përpjekje për të kapërcyer një krizë likuiditeti, e cila ka ardhur si pasojë e tërheqjes në masë të depozitave nga klientet në dy muajt e parë të vitit. National Bank of Greece, EFG Eurobank, Alpha Bank dhe Piraues Bank kanë kërkuar të kenë akses në gati 14 miliardë eurot në garanci huash dhe 3 miliardë euro në bono speciale që zotërojnë, në mënyrë që ti përdorin ato si kolateral për të marrë hua nga Banka Qendrore Evropiane.

Last Updated on E Shtune, 10 Prill 2010 18:48

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›