Mevlan Shanaj, ushtar dhe gjeneral në shesh xhirim
Rastësi dhe risi, natyrshmëri dhe mendje shkrepje, aventurë dhe pasion, kërkim dhe sfidë, mëdyshje dhe vendosmëri, të gjitha këto por edhe shumë të tjera që enden brenda tij prej thuajse gjysmë shekulli... i tillë është kalimi i Mevlan Shanajt drejt kinematografisë, udhëtimit drejt "mëkatit të artit", siç e quan vetë aktori dhe regjisori profesionin e dashur, edhe pse e ka të vështirë të flasë për këtë, si një rast të paracaktuar lindjeje apo vdekjeje. Kohë e gjatë bashkëjetese mes tij dhe dashurisë për filmin, kohë që brenda saj ende mbart pikëpyetje të cilat ende nuk e kanë marrë një përgjigje përfundimtare. Artisti i Merituar, por edhe Mjeshtri i Madh, e kujton mirë kohën kur i lindi në zemër dëshira për t‘u bërë aktor. Nuk ishte aspak ndikim i familjes, ashtu siç më vonë, nuk pati asnjë pengesë nga ajo. Menjëherë i vjen në mend atmosfera e Patosit, qytetit të vogël të rikrijuar pranë puseve të naftës ku u rrit dhe përjetoi kontaktin e parë të drejtpërdrejtë me skenën. Ishte një mbresë e çuditshme nga teatri i Korçës, që bënte turne në të gjithë Shqipërinë, me ekranizimin e dramës "Lulja e kujtimit" të Foqion Postolit. E ka të ruajtur befasinë dhe tronditjen kur pa para syve ngjarjen dhe personazhet shqiptare. "Në moshën e ëndrrave më të mëdha dhe të vetësigurisë absolute, kur isha 20 vjeç vendosa të provoja se rruga e aktorit do të ishte e ardhmja ime. Në një shpirt aventuresk dhe me një nxitje prej emrit të Aleksandër Moisiut, Hamletit të Naim Frashërit dhe Harpagonit të Zef Jubanit, shto këtu emrat e atëhershëm të preferuar të ekranit, si dhe dëshirën për të provuar veten, të gjithë këto më bënë të vendosja për të konkurruar në shkollën e lartë të aktorëve ‘Aleksandër Moisiu‘. Ndoshta për fatin tim të mirë fitova, them ndoshta sepse jetës asnjëherë deri atëherë nuk kisha guxuar t‘i kërkoja diçka të veçantë", kujton Mevlan Shanaj. E në të vërtetë, para se të guxonte, e para se të bindte veten se duhej të ndiqte ëndrrën, ai kishte provuar të zgjidhte një tjetër profesion, atë të mjekut. Gjatë jetës, shumë pak herë e ka pyetur veten përse u largua nga mjekësia, edhe pse ata që e njohin prej kohësh, ia përsëritin se ka bërë shumë mirë. Ndonjëherë edhe e vendos veten në rolin e mjekut... ndoshta do të ishte bërë një psikoanalist, pranë njerëzve i përkushtuar plotësisht. Aftësia vrojtuese, mundësia për t‘iu gjetur pranë njerëzve në nevojë, do ta kishte ndihmuar me siguri. "Veçse nuk dihet se më kë do të isha martuar dhe sa fëmijë do të kisha, apo ndoshta nuk do të isha martuar fare", thotë duke bërë shaka e duke iu referuar familjes aktuale, e bashkëshortes së tij, shkrimtares Natasha Lako. E teksa përmend Natashën, thotë se "mund t‘i kemi shumë borxhe njëri-tjetrit. Kemi cenuar ndoshta edhe hapësirat tona territoriale artistike. Por kjo na ka provokuar përsëri për punën tonë. Më duket se e gjithë bota nuk mund të jetë ndryshe pa shqetësimet krijuese". Ata të dy janë bashkëpunëtorë brenda një familjeje, me biseda të pafundme, ngatërresa e hutesa që përbëjnë një jetë familjare dhe krijuese 40-vjeçare, që ka shkuar mjaft mirë. "Jemi dy njerëz të zakonshëm me fatin e profesioneve të jashtëzakonshëm. Të jesh shkrimtare është e vështirë në një shoqëri si e jona, ku gruaja është vazhdimisht në shtrëngesë dhe prova të pafundme të të jetuarit. Por të jetosh me një njeri të ekranit, Natasha e di se sa e vështirë është. Të ngushëllon fakti se ne gjendemi në krah të njëri-tjetrit", shton ai. E pas dekadash të shkuara së bashku, ata kanë përjetuar sukseset dhe arritjet e secilit që në fillesat e tyre. I kanë mbijetuar provave, ndoshta sepse siç thotë Mevlani bërja publike shumë shpejt e një njeriu të ri, sigurisht që ka lënë gjurmë tek ai. Por kjo paraqitje e parë e "fytyrës sime artistike" para publikut e ndryshoi së tepërmi si njeri, e kufizoi, e bëri më të përgjegjshëm dhe gjithnjë më të vetëkontrollueshëm. Fatmirësisht më rriti cilësinë pasi fillova të kërkoj nga vetja gjithnjë e më shumë, gjë që më ndihmon deri sot. Gjithnjë e më shumë e respektoj vetë punën time, pse jo edhe vazhdoj ta kem frikë". Është një përulje ndaj punës, dashurisë për profesionin dhe forcës për të ecur përpara. Ai ka ngulmuar mjaft për të pasur çka dëshironte. Kur ishte student i vitit të dytë kishte përgatitur një material për interpretim, e pat zgjedhur vetë, por ndodhi që pedagogia Drita Agolli nuk i dha atë personazh, pasi kishte bërë një ndarje tjetër. Atëherë nuk e mori "plaçkën e tij të luftës". Ishte refuzimi i parë që i bëhej. Madje u ndje edhe i fyer, por më vonë mësoi se në art, po aq edhe në jetë, asgjë nuk është siç e mendojmë apo dëshirojmë ne, janë të tjerët që na gjykojnë, pse jo edhe vendosin shumë herë.
Episodi e bëri më ngulmues. Më vonë, në shfaqjen e diplomës ishte i përgatitur për sfidat e radhës, por ai u zgjodh protagonisti i shfaqjes, ashtu siç e dëshironte. "Ndodhi jo vetëm që u realizua ky objektiv, por edhe diçka më shumë se kaq, jo vetëm u vlerësova me notë maksimale, erdhi dhe përzgjedhja nga Viktor Gjika për rolin e Ibrahim Kovaçit, tek "I teti në bronz" që u pasua më tej duke kulmuar me Nebi Surrelin te "Rrugicat që kërkonin diell" me ndërprerje të herëpashershme deri në filmin "Lule të kuqe, lule të zeza", ku për herë të parë i kam dhënë vetes rol. Ky ka qenë një ndër rastet kur këmbëngulja më dha mundësi të shprehesha si edhe të vazhdoja të ecja drejt mëkatit artistik", vijon më tej Shanaj, i cili "mëkatin artistik" e ka ndarë në dy pjesë, në aktrim dhe regjisurë e në të dyja rastet e ndien veten mirë, sepse shkon gjithnjë në shesh xhirim dhe atje ndihet si një ushtar dhe njëkohësisht si gjeneral. "Puna në shesh të xhirimit është e magjishme, të përpin, të ngre në qiell, të fut në humnerë, të jep emocion, të trondit, të huton, por gjithnjë ndodhesh si në jerm të një dashurie të parë, sepse në ato çaste je i çliruar plotësisht nga publiku", komenton artisti. E megjithatë diku e ndan aktorin nga regjisori. Regjisura u bë jeta e tij aktive, angazhimi i çdo minute, dashuria që ende e përjeton fuqishëm, vetë ekzistenca e tij. "Në qoftë se me ëndrrën e aktorit, arrita të bëhem pjesë e një bote, me detyrën e regjisorit zgjerohet gama e paraqitjes. Dikur pata thënë se këto dy profesione për mua pasurojnë njëri-tjetrin, mbeten në një lidhje domosdoshmërie si pjesë të një trupi dhe mbeten të qenësishme si truri dhe zemra. Mbetem një rob i bindur që vazhdoj të ëndërroj për eksplorim, por mund të them se nuk është e lehtë të fitosh zotërimin e mekanizmit të imagjinatës. Për këtë them se janë dy nga profesionet më të bukura". Kështu ka qenë gjithnjë. Për të, pak rëndësi ka se në ç‘kohë krijon, nën kufizimet e diktaturës, apo nën vështirësitë e kapitalizmit, sepse siç thotë vetë Mevlani krijimi i vërtetë nuk do të dijë edhe aq shumë për sisteme, krijimi i vërtetë ka të bëjë me ndjeshmërinë e artistit. Por veç nostalgjisë dhe dëshirës, Mevlani ka gjykimet e tij, çastet reflektuese kur të akumuluara mendimet dalin në një përfundim. "Pas viteve ‘90 arti në përgjithësi në Shqipëri më tepër ka abuzuar se sa ka rritur cilësinë. Liria e krijimit, jo domosdoshmërisht shpreh nivele të larta artistike. Sa për ne kienastët ka rënë ndjeshëm prodhimi, por jo cilësia. Së fundi edhe prodhimi po rimëkëmbet, por përsëri ecën këmbadorazi, nuk është ngritur drejt ende". E përpjekjet nuk sosin. Ndaj kohët e fundit, Shanaj është angazhuar në një film artistik të metrazhit të gjatë, i cili vjen si një bashkëpunim me të birin, Jonin. Ky i fundit është skenaristi dhe regjisori. Mevlani është në rolin e producentit që me gjithë përpjekjet nuk arrin të sigurojë dot gjithë buxhetin e nevojshëm për filmin. Megjithëse at e bir, Mevlani thotë se në këtë bashkëpunim profesional, ndihen krejtësisht të ndryshëm, "si dy bashkëpunëtorë me diferenca moshe". Tashmë xhirimet kanë përfunduar, por ka edhe shumë rrugë për të arritur në ekran "Pharmakon". Projektet e tij nuk përfundojnë me kaq. Veç punës pedagogjike në regjinë e filmit në Akademinë e Arteve, Mevlan Shanaj është në përgatitje e sipër për një film artistik. "Jam në rrugë, kur të mbërrij në stacion, do t‘u them emrin e vendndodhjes". Ky është regjisori, artisti që nuk rresht së dhëni, njeriu që rendi drejt ëndrrës, për të gdhendur më pas personazhe e filma që kanë zënë vend në kinematografinë shqiptare.