Kur dorëhiqet shkrimtarja
Këto vitet e fundit i quan banale. Janë vitet kur nuk ndodh asgjë, asgjë që asaj t‘i interesojë. Ndaj edhe ka zgjedhur të mos shkruajë më. Ka zgjedhur kështu dhe kaq mjafton. Nuk ka asnjë shpjegim të mëtejshëm. Ndoshta sepse nuk mund të shkruajë më mirë nga sa ka bërë më parë. Dhe është e vështirë të kuptosh nëse kjo zgjedhje e bën të vuajë, nëse është indiferente, apo nëse i sjell një ndjesi faji, si ajo ndjesi që provonte kur ishte e vogël kur pasioni për të lexuar i merrte hapësirë pasionit për të shkruar. Por ka vendosur kështu dhe kaq mjafton. Nuk e përjashton as lodhjen megjithatë. E lodhur së reflektuari. Vitet e fundit, shpesh i ndodh të shkruajë një pasazh, e ta nisi edhe një herë nga e para, për të kuptuar më vonë se e ka shkruar njësoj me të parin. Shumë pjesë i ka lënë të shkruara gjysmë, kështu ka ndodhur edhe me faqet e një romani, të cilit i pat gjetur edhe titullin "Aegle dans les champs". Aegle ishte dashuria e parë e saj, pastori protestant i fshatit ku lindi në Hungari. Ajo ishte vetëm 5 vjeç dhe ai, ishte mik i babait të saj. E dashuroi për tërë jetën, një ditë madje edhe ia tha! Por ai nuk është burri me të cilin ndau vitet e jetës, për ta, shkrimtarja nuk ka folur thuajse kurrë. Nuk i është dukur asnjëherë një argument interesant për të folur. A i ka dashur? Mendon se jo, ka shumë hatërmbetje mes tyre. Bashkëshortit të parë, nuk ia fal faktin se e largoi prej Hungarisë, vendit të saj në vitin 1956, pas ndërhyrjes së Armatës së Kuqe për të bllokuar revoltën popullore kundër pushtimit sovjetik. Atëkohë, Agota Kristof arratiset me bashkëshortin dhe të bijën në Zvicër, ku mësoi gjuhën franceze dhe ku jeton akoma edhe sot. Bashkëshortit të dytë, nuk ia fal faktin që e ktheu në një shtëpiake. Pas këtyre dy dështimeve në dashuri, sot nuk e imagjinon dot të ketë një burrë që t‘i vërtitet nëpër shtëpi. Ideja i duket e padurueshme. Por një gjë ia kanë dhënë të dy burrat, fëmijët. Ajo atyre, të keqen. Burri i dytë nuk deshi asnjëherë që ajo të shkruante, vazhdimisht e pyeste nëse ai ishte pjesë e ndonjë historie. Por nuk mund të ishte. Për Agotën, ai nuk ishte aspak interesant. Edhe për femrat nuk ka shkruar. Interesi për to ka qenë i pakët. Është shkruar dhe vazhdon të shkruhet kaq shumë për të: histori fëmijësh, divorcesh... histori të kësaj natyre sa nuk ia vlen të flasësh. Burrat flasin për gjëra më të përgjithshme, dhe intimiteti që krijohet mes tyre është i ëmbël. Ndoshta ka shkruar më shumë për ta, sepse ka pasur dy vëllezër që i ka dashur shumë, apo ndoshta sepse edhe ajo vetë ka dashur të ishte mashkull.
Tani është bërë gjyshe, dhe ka një mbesë me të cilën shpesh luan shah. Asnjëherë nuk është ndier keq, apo në siklet nga fëmijët për ashpërsinë e romaneve të saj, e madje as për seksualitetin e dhunshëm që është pjesë e tyre. Tani edhe mbesa 11-vjeçare po lexon "Fletorja e madhe" dhe nuk duket aspak e tronditur. Është rreth të 70-ave Agota Kristof, e kur i ndodh të bëjë një bilanc të jetës, thotë vetëm se 70 vite janë të mjaftueshme. "Kam jetuar sa duhet". Tani, arsyeja që e bën të çohet mëngjeseve prej shtratit është të pijë një filxhan kafeje. Por ka edhe një dëshirë: të varroset në Hungari. Njësoj si njëri prej personazheve të saj, një emigrant që i kërkon familjes të mos e varrosin në qytetin e tmerrshëm industrial ku ka jetuar e punuar, por ta kthejnë në shtëpi. Pas pak kohësh e pret edhe një operacion. "Do të më hapin barkun. Pjesën e parë të operacionit e bëra në Berna dhe të gjithë flisnin gjermanisht. Nuk kuptoja asgjë. Isha kthyer edhe një herë në një analfabete, ashtu si edhe vitet e mia të para në Zvicër: kjo më tremb. Pastaj më tremb edhe zhdukja, fakti që nuk do të mund të dëgjoj më njerëzit. Ndoshta unë nuk flas shumë, por më pëlqen të dëgjoj shumë njerëzit", kështu ka thënë për frikën, për ato që e trembin më shumë.
Agota Kristof është cilësuar shpesh si një shkrimtare e akullt, e trishtë dhe e largët. Stili i saj i thatë dhe aftësia për të ruajtur distancat nga objekti apo personazhi për të cilin rrëfen e bën atë të pangatërrueshme me asnjë shkrimtar tjetër. Aftësia për të treguar gjithçka me gjithë lakuriqësinë së cilës i përket bën që romanet e saj të jenë nga njëra anë universale dhe emblematike e nga ana tjetër kthehen në tmerrësisht të vërteta duke nxjerrë në pah vuajtjen e vetë shkrimtares ndërsa tregon ngjarjen. Njësoj si stili i saj letrar, edhe jeta private e shkrimtares hungareze, është e përvuajtur. Por nuk ka shkruar ngaherë kështu. Edhe kur shkruante në hungarisht, gjuhën e vendit të saj, ishte më romantike, tepër letrare. Ashtu edhe me shkrimet e para në gjuhë franceze, pas largimit nga Hungaria drejt Zvicrës ishin të shkruara në një gjuhë normale, të përditshme. Ndryshimi erdhi me kapitujt e parë të pjesës së parë të "Triologjisë" së famshme. Kërkoi të përdorte një gjuhë të fortë, një mënyrë të re komunikimi: duhej të gjente një mënyrë të shkruari si prej fëmije, edhe pse ata duhet të ishin fëmijë specialë, shumë inteligjentë dhe autodidaktë, siç ishte ajo dhe vëllai i saj dhe e arriti këtë mënyrë djali i saj, kur ishte ende dhjetë vjeç. E vërente teksa shkruante, studionte mënyrën dhe përmbajtjen, synonte ta kuptonte atë stil, atë këndvështrim. Stili i të shkruarit, të Agotës, është ai i djalit të saj. Në vëllimin autobiografik të cilin e ka titulluar "Analfabetja", ajo rrëfen historinë personale që deri më sot kishte mbetur e fshehur mes frazave të ftohta të romaneve të saj. Është fëmijëria e lumtur në Köszeg, ku ajo, ishte krenaria e gjyshit, sepse në moshën katërvjeçare ishte e aftë të lexonte gazetën. Rrëfen ditët e kaluara me vëllezërit, duke bërë të njëjtat lojëra të pamëshirshme si binjakët Lucas e Klaus, protagonistët e "Trilogjisë": varnin macen, e pastaj qëndronin aty duke e parë. Më pas vjen kolegji, burgosja e babait i cili nuk pranonte të bëhej komunist dhe mamaja e cila paketonte helm për minjtë për 12 orë në ditë. Këto ishin fillimet e viteve të këqija që kulmuan me arratisjen prej frikës së madhe që kishte bashkëshorti i saj i parë, se mos arrestohej nga policia politike. Këtu nisin edhe vitet si punëtore në një fabrikë orësh dhe poezitë që shkruante nën ritmet e makinerive. Janë këto vitet "jo të dashura", siç i quan ajo. Vitet që arriti t‘i përballojë vetëm falë letërsisë.