E Diel, 1 Nëntor 2026

Mexes mbetet në Romë

Philippe Mexes nuk do të largohet nga Roma për t’u transferuar në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Olivier Jouanneaux.

Sipas medieve italiane, Mexes është objektiv i Juventusit për sezonin e ardhshëm. Por, Jouanneaux ka theksuar se klienti i tij do të qëndrojë në Romë, ku ka kontratë deri në vitin 2011.

“Philippe ndihet mirë në Romë edhe është i përqendruar në sezonin aktual dhe jo në spekulimet e afatit kalimtar. Klubi është duke u marrë me kontratën e tij për vazhdimin e qëndrimit”, tha Jouanneaux.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›