E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo: Dënime të ashpra për tifozët e dhunshëm

Trajneri i kombëtares angleze, Fabio Kapelo ka lene per nje dite futbollin per t’u bere nje pedagog ne universitetin e Parmes ku dha nje leksion mbi “Menaxhimin e sportit dhe kompeticionet sportive”. I ndjekur nga shume gazetare italiane dhe angleze, Kapelo refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve ne lidhje me vendimin e tij per t’i hequr shiritin e kapitenit mbrojtësit te Chelzsea, John Terry i cili u perfshi ne nje skandal seksual, pasi mediat britanike bene publike lidhjen e tij te fshehte me bashkëshorten e futbollistit tjeter te kombëtares angleze Wayn Bridge.

Kapelo, i cili emeroi kapiten te kombëtares se Anglise, Rio Ferdinand ka
bere te ditur se Terri vazhdon te jete nje futbollist shume i
rendesishem per skuadren e tij. Ne te njejten kohe, trajneri i
perfaqesuese angleze ka sulmuar sistemin e futbollit ne Itali ne lidhje
me dhunen e tifozëve ne stadiume. Sipas tij, Italia duhet te marre
shembull nga kampionati anglez dhe te aplikoje denime te ashpra per
tifozet e dhunshem.

“Futbolli behet me te vertete shume i bukur, ku sheh ne stadium njerëz
apo familje qe vijne te shohin ndeshjet me femijet e tyre. Keshtu mund
te thuash se futbolli eshte i mrekullueshem. Eshte dicka qe te ben
krenar. Kjo nuk ndodh ne Itali. Te shtunen pame te tjera ngjarje qe
tregojne se futbolli ne Itali nuk shkon ne te njejten linje si ne
Angli”, eshte shprehur Kapelo.
Duke folur ne universitetin e Parmes, trajneri italian ka shpjeguar
diferencen e te qenit trajner i nje skuadre klubi dhe i nje
perfaqesuese. “Kur je nje trajner perfaqesuese, i gjithe kombi eshte
perballe teje. Kete e ndjen me te vertete”, ka përfunduar Fabio Kapelo.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›