E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miccoli bleu vathin e Maradonës

Sulmuesi i Palermos, Fabrizio Miccoli ka bërë të ditur se ai ka qenë blerësi misterioz i vathit të Diego Maradonas, që ishte shitur në një ankand më herët gjatë këtij viti.

Vathi ishte blerë për 25 mijë euro më 14 janar nga një ‘zonjë e veshur me rroba të kuqe’, e cila tani është bërë e ditur se ishte paraqitur në emër të Miccolit.

“Vathi i Maradonas është i imi. Unë isha pas ‘zonjës në të kuqe’ në ankand”, tha Miccoli për TV Dahlia. Miccoli e barti vathin gjatë fitores 3-1 kundër Lazios të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›